Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim të fortë ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.
Vendimi i Gjykatës u mor me arsyetimin se ky udhëzim është miratuar nga një qeveri dhe një ministër në detyrë, të cilëve u mungojnë kompetencat për nxjerrjen e akteve nënligjore.
Por, Qeveria e Kosovës vlerëson këtë arsyetim si të pabazuar ligjërisht dhe si një interpretim të njëanshëm dhe arbitrar të dispozitave ligjore.
Në deklaratë theksohet se neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk ndalon nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveritë në detyrë apo ministrat në detyrë.
Ky nen kufizon veprimtarinë e qeverisë në detyrë vetëm në çështje madhore, si marrëveshje ndërkombëtare, amendamente kushtetuese, projektligje të reja apo strategji, por jo në nxjerrjen e akteve zbatuese si ky Udhëzim Administrativ.
Po ashtu, procedura për hartimin e këtij Udhëzimi kishte nisur më 20 nëntor 2024, kur Qeveria kishte mandat të plotë kushtetues dhe ligjor, duke i dhënë këtij akti legjitimitet të plotë.
Qeveria thekson se vendimi i Gjykatës Supreme është i dobët edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, pasi njeh funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht i mohon asaj kompetenca që ligji nuk i ndalon, duke krijuar kontradikta dhe duke cenuar sigurinë juridike dhe funksionimin e pandërprerë të institucioneve ekzekutive.
Në lidhje me pretendimin për konflikt funksional mes ministrit në detyrë dhe deputetit, Qeveria kujton Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO124/25, sipas të cilit Kuvendi i Kosovës nuk është funksionalizuar ende për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve, prandaj nuk ekziston konflikt funksional mes këtyre pozitave.
Qeveria e Kosovës thekson përkushtimin e saj ndaj respektimit të rendit kushtetues dhe ligjor, si dhe funksionimit të pandërprerë të institucioneve shtetërore. Ajo kërkon që vendimet e institucioneve të drejtësisë të jenë të bazuara në standarde të qarta juridike dhe jo në interpretime njëanshme apo motivime politike.
Në fund, Qeveria njofton se do të përdorë të gjitha mjetet juridike në dispozicion për të rivendosur ligjshmërinë dhe standardet demokratike.
Kjo gjykate eshte treguar e pa afte duke mos ia njohur kete te drejte Albinit dhe nenAlbineve ,sepse po tia njihte te drejten qeverise me siguri kontrapedali Al- Bin kishte me e akuzue kete gjykate perseri si te pa afte.Me nji fjale e ligjeshme ashte çka ka dale prej Albinit dhe e paligjeshme ashte çdo intrepretim i kujdo gjykate apo institucioni nderkombetar qi bie ndesh me qeverisjen e Al -Binit.
Albin Kurti po tenton per grusht shteti . Veprimet e tij arrogante e me kokefortesi tregojne pa pergjegjshmeri totale per fatet e vendit te tij . Ai nuk iu bind as fteses se prokurorise speciale per tu pyetur per nje problem te rendesishem shteteror , tani nuk respekton vendimin e Gjykates Supreme , neser do te nxjerre ne rruge militantet e armatosur te levizjes VV . Kini parasysh qe militantet e tij fanatike , jane si islamistet terroriste fanatike te verber qe kane shfaqur nje egersi shtazore edhe kunder shtetit te sotme shqiptar , sikurse shohim shpesh ne komentet ketu , bile edhe kur s`kane asnje lidhje me artikujt e shkruar .