Autoblindat ushtarakë të Amerikës kanë mbërritur në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, ekskluzivisht për A2CNN.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në një program të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA-të dhe pritet të pranojmë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla”, konfirmon Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.
Ajo sqaron se pas procesit të dorëzimit të plotë do të bëhet të ditara edhe detaje të tjera. Kjo është një tjetër përpjekje për fuqizimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përballë një rrezikut gjithnjë e të pranishëm nga shteti fqinj, Serbia, që ka 48 baza përreth Kosovës. (A2 Televizion)
I uroj Shqiperise-Kosoves te kene sa me shume,por te mos perdoren kurre!
Duhet zgjuarsi per te patur paqe dhe prosperitet i dashur. Me vjen keq qe e them aq hapur por ai qe ju sundon ne Kosove ka bere gjithe budallenjte per vete dhe eshte e kunderta e zgjuarsise. Shenjat nuk jane te mira ne Kosove per fat te keq.
Kot ja u jep. Edhe ne '99 dolen shuuuume shuuuume pak te luftonin. Edhe ata qe dolen Kosovaret i rrasen ne burg. Po ndodhi tani lufte, s jane budallenj te shkojne te luftojne njerezit, e pastaj ti presin ne bese
Pse të luftonim kur me zgjuarësi e futëm në luftë një NATO të tërë të luftoj për ne? Kështu i tha një shqiptar nga Kosova një kurdi gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë: "Ja mendja e shqiptarit! Unë pi kafe me ty, atje NATO e çliron Kosovën, lufton për ne!" Ndërsa kurdi kishte siklet nga xhelozia.