Grenell i ashpër me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Trump

13 Korrik 2025, 17:50Rajoni TEMA
Grenell i ashpër me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Trump

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel edhe ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Grenell e ka akuzuar Osmanin për manipulim të deklaratave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkruar: “Turp për ty, Vjosa Osmani”, në lidhje me komentet e saj për marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit si president.

“Turp për Vjosa Omsnanin për manipulimin e fjalëve të Presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”. shkruan Grenell.

Kujtojmë që Osmani lavdëroi edhe marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit si president.

Deklaratat e fundit të presidentit Trump dhe presidentes Osmani kanë ngjallur reagime, por edhe paqartësi. Ajo që mungon janë detajet konkrete – përfshirë kohën kur, sipas tyre, mund të kishte ndodhur një përshkallëzim i tillë i situatës.

Gjatë administratës së parë të presidentit Trump, Grenëll ka qenë një ndër protagonistët kryesorë në përpjekjet amerikane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

20 Komente

  1. T
    Teme

    Grenell eshte pro Serb dhe I vetmi we mbeshtet Ramen nga njerezit e Trump.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurtit po i vjen funi hidhun

      Grenell eshte edhe pro shqiptar! Por ai eshte anti-VV sic duket.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arsimtari

        Grenelli eshte nje mercenar i Serbise,i cili mbron interesat e Serbise,dhe bashke me Ramen dhe Vuçiçin,pergatisin deshtime te Kosoves,politikisht dhe teritorialisht edhe pse,e dine se kufiri shqiptaro-serb dikur,ishte 60 Km afer Beogradi e jo sa eshte sot afer 300 Km!

        Përgjigjjuni
    2. K
      Klodi

      Per fat te keq Kosova nuk ka elita. Ka vetem injorante qe shfrytezojne pjeset e trasha popullsise me propaganda te lodhura per te fiturar ndonje karrige. Njerezit e sakte e kane kuptuar dhe po e braktisin ne mase Kosoven. Lindshmeria ka rene atje si ne cdo vend te Europe. Ekonomia pa prespektive, investime nga jashte inegzistente. Me keto hapa per per fat te keq edhe sikur mos te ndodhin ndryshime gjeopolitike, 2040 mund te jete nje date kolapsi demografik per ate vend te vogel.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Statistika

        Në Shqipëri demografia është edhe më keq. Kosova po mbahet me lindshmëri më të lartë.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klodi

          Kosova e ka lindshmerine 1.5 nuk e ka te larte. Dhe per vitet ne vazhdim do bjere fare. Kombinuar me mungesen e prespektives e njohjes do beje ikjet edhe me te medha e gradualisht do bjere si pirg dominosh ky entitet i quajtur Kosove

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rita

            Kjo i perket se kaluares. Lindin shume pak dhe kryesisht njerez budallenj. Ikjet jane dramatike, imagjino cfare do ndodhe per 5-10 vjet

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rita Marko

              Shqipëria po "rregullohet" me pakistanezë se i fton Rama.

              Përgjigjjuni
          2. M
            Maro

            Kosova ka rregull dhe shtet.Sa per elitat ja ka lene Shqiperise. Nje shtet qe akoma nuk kontrollon dot territorin si ne Afrike. Ne Kosove nuk vendos dot nje tjegull pa leje.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatosi-kosove

              I nderuar Maro nuk e njihke kosoven fare, ne kosove nuk vendos nje tjegull pa leje thua ti por ne kosove ndertohen ura edhe aty ku qduhet krejtesisht pa leje e pa nevoje apo edhe fabrika nga kriminel serb por qe ministri jone peci speci e "dekoron" me çmimin burre i mir se ishte musliman, apo edhe tjera "tjegulla" qe grumbullojne mbi 160 miljon euro ne vit me vetem nje te punesuar dhe qe qeveria e cila e ka emruar osmanken presednike e mbrone "tjegullen" e krimit, andaj i ndeuar te mbrohet osmanka dhe kurrci eshte turpi me i madh kombetar,ket klike politike ne kosove i do vetem qifti nazim bllaca e radojqiq.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klodi

                Hahahah Kurti ta tha kete ty? Po atehere gjithe ju emigrantet Kosovare ne Shqiperi mblidhni rreckat e zhdukuni meqe qenkemi Afrike. E po ju hyri prape Serbi semos shkelni ketej se kufijte do i gjeni te mbyllur.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rita

                  U avash ore se na binde hahaha. Kosovo eshte plehre

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shkupi

                  Grekoshkjau sllavoaziatik Klodi ndrron vazhdimisht lekuren, me heret ishte Agim, Rita, Albi, e nuta te tille. Ik i grekoshkja, ik andej nga sllavoaziatiket tuaj. Komento atje duke u qelbur.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klodi

                    Ti je ajo kategoria e Kosovareve qe Edi Rama tha: Nuk mbushni fare. Pergjigja me ty eshte e kote

                    Përgjigjjuni
                3. k
                  kxp

                  Te gjithe personat e permendur ne kete histori jane bajga.Dy jane bajga Putiniane me flamur Amerikan nji eshte bajge anti-shqiptare me flamur te Kosoves.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiperia Etnike

                    Të presësh që Grenell të jetë emisar normalizimi raportesh ndërkombëtare në diplomaci, është si ti japësh një majmuni një kallashnikov.

                    Përgjigjjuni
                    1. 6
                      66

                      Ç'faj ka Vjosa që i referohet presidentit të vendit aleat më strategjik për Kosovën, kur Tramp deklaron që ka shmangur agresionin e Serbisë në Kosovë dhe ka imponuar paqe mes dy vendeve?! Në këtë pikë Grenell më mirë të thotë që presidenti Tramp është i vetmi që ka eskluzivitetin t'i thotë me zë të lartë gënjeshtrat e veta. Gjithësesi kjo është shprehje anarkie, kaosi, improvizimi, depresiviteti, konfuzioni, degradimi,, dobësie në politikën dhe lidershipin amerikan në botë.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kundër maipuluesi dhe mashtruesi

                        E njohim Osmanëkën. ajo di me dredhe e me zhdredh dhe ngjitet si rriqra dhe noton nëpër ujera të ndotur dhe kur arrin qëllimin në momentin e parë i "ha" ata që e ndihmojnë dhe ngritët në poste duke demaskuar ata si rasti me Fatmir Sejdiun, Agim Veliun, Isa Mustafës etj. Gjatë mandatit bëri kërdi bashkë me me VV -Kurtin dhe luajnë lojën tango për të nxjerr edhe një mandat duke u laritet si PRO Amerikane kinse ata kanë tru peshku dhe harrojnë poshtërsitë regjimit në Kosovë. TURP

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tramp paska gënjyer

                          Nëse ka gënjyer Trump, atëherë merru me te, jo me Vjosën.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Afrikani udhetues

                            Thejsht Grenell po nenkupton qe Kosova s ka aftesi te prodhoj elita dhe ka vetem budallenj

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje