Kurti takim me zyrtarin e lartë të DASH, zbardhen detajet dhe porositë

13 Korrik 2025, 09:12Rajoni TEMA
Kurti takim me zyrtarin e lartë të DASH, zbardhen detajet dhe

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi dje një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, darkë kjo e shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Bashkë me kryeministrin Kurti, ishin ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje z. Hanrahan në Kosovë, teksa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i palëkundur për vendin tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. Gjithashtu, shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe kritike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë darkës, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në fushën e investimeve, të diplomacisë e të mbrojtjes, si dhe progresin e Republikës së Kosovës në integrimin e saj euro-atlantik. Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin dhe forcimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe.

 Zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit në takim.

4 Komente

  1. M
    Munika

    Domethene se vetem kryeministri Kurti paska llapur per sukseset madheshtore te Kosoves dhe mysafiri eshte cuditur sa ka mbetur si dudum e s'ka thene asnje fjale. U dhjefsha mu ne gazetari e ne informim qe beni.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti i ka honger nji darke te mire...

      Cfare tha amerikani, se Kurtin e dime qe vetem flet per sukseset e lavdishme te tij. A ka ndonji njoftim per ket talim nga Amb Amerikane ne Prishtine?

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cufi

        Po mire ore gazetare,po ky djaloshi Hanrahan nuk foli fare?!.. .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Afrikani udhetues

          Plehre e shemtuar qe eshte ky Kurti

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje