Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Kakovatos Zacharos në Greqi, pasi u përpoq të rrëmbente një vajzë katër vjeçe nga krahët e nënës së saj.
Siç raporton patrisnews.com, ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna, motra e saj dhe gjyshja e fëmijës dolën me fëmijët për një shëtitje. Papritmas, 48-vjeçari e sulmoi gruan, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën.
Nëna luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e tyre u përpoqën ta ndalonin. Britmat mobilizuan edhe një vendas i cili shkoi për ta ndihmuar.
Autori i krimit, duke parë reagimin dhe numrin në rritje të kalimtarëve, u largua dhe u fsheh në një pyll.
48-vjeçari u gjet në pyll, por ai i rezistoi arrestimit, duke u përpjekur t’i shtynte me dhunë oficerët e policisë. Pavarësisht rezistencës, ai u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Ilia.
Një padi u ngrit kundër tij për tentativë rrëmbimi të një të mituri, duke shkaktuar lëndime trupore dhe dhunë ndaj zyrtarëve dhe personelit gjyqësor. Autori i krimit ndodhej në vend ilegalisht.
Mjere kolotripidha e tourkalvanosit se c'do te heq..... allah uakbar