Albin Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

11 Korrik 2025, 20:01Rajoni TEMA
Albin Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur në Qendrën Memoriale në Potoçari.

Në këtë përvjetor të rëndë, delegacioni i Kosovës bëri nderime pranë varrezave të viktimave dhe vendosi lule të freskëta, në kujtim të 8,372 burrave dhe djemve boshnjakë që u vranë mizorisht më 1995 nga forcat serbe, në atë që njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Kurti dhe delegacioni qeveritar vizituan gjithashtu ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, një instalacion i kuruar nga Aziz Osmanoviç, që ilustron përmes objekteve personale, dhimbjen dhe historitë e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit.

Në deklaratën e tij, Kurti theksoi se Srebrenica ishte jo vetëm dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit, por edhe paralajmërim për projektin gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të qenë zë i së vërtetës dhe kujtesës historike, në solidaritet të plotë me viktimat dhe familjet e tyre.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, duke i dhënë kësaj date një rëndësi shtetërore dhe institucionale.

9 Komente

  1. K
    Kombi kosova po ec perpara....

    Sukses madheshtor per Kosoven, Kurtin e Gervallen i kan lejue me hi n'Bosne.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agimi (po jo ai gomari diplomat)

      Zhblloko kuvendin e Kosoves horr, lejo qe te behet qeveria e re dhe leri pordhet humanitare patriotike lart e poshte se nuk ka kohe Kosova per protagonizmin tend idiot, meskin, te panevojshem.

      Përgjigjjuni
      1. U
        UÇK

        Bravo ( Agim )

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          E çfar vlere ka kjo vizite se,le tna thone kurrci e gerdalla nese jo ata ateher kshilltaret e rojet e tyre te shumt kane mundesi ndoshta,sidoçofte per ata qe kan perjetuar ato masakra kjo eshte nje fyerje por meqe boshnjaket nuk i njohin as kurrcin as gerdallen emilja rexhepi ndoshta i ka shitur si shpetimtaret e serbosllavise,pi si ska turp kjo gerdalla qe tash e pes vite zv kryeministre dhe ministre e puneve te kota nuk ka vizituar as varrin e babait te vet dhe qindra maskara ne kosove e gjejn kohe te shkojne ne bosnje, po a ka turp me te ndyre se kaq, ne vend se te ishin ne kosove dhe ti japin zgjidhje kuvendit keta shesin pordhe ne bosnje se tjeter gje skan as nuk dijne.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agim

            Albin Kursistani shume i trashe

            Përgjigjjuni
            1. I
              Imeri

              Po Rama a do thotë dicka?Mos vallë ka frikë se i idhërohet Vuçko?Ose është orttodhoks dhe nukguxon.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kritiku

                Edi Rama s eshte kryeministri jot. Ai merret me muhabete fshati per t mbuluar faktin qe eshte handikapat. Ju koqevaret jeni kristianofob dhe kjo ka filluar te vihet re dhe do ju kushtoj ne afatgjate. Nuk mendoj se keni te ardhme si entitet shteteror sepse si popull s keni intelekt per te prodhuar elita. Hasta la vista

                Përgjigjjuni
              2. O
                O Zot ç' na shohin site..... Sunite Shiit

                Njethundraket Islamike., Bosnian, Kroatian, Kosovo..... rrofte Serbia Xristiane.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Realisti

                  Plako une kam shume respekt per greket dhe minoritetin. Jane mikprites e me kulture. Ti ke ketu e sa vite qe shperhap urrejtje ne emer te tyre. Koherat po ndryshojne. Ti e di me mire se une ne cfare gjendje eshte Greqia, drejt fundit historik. Dhe deri tani minoritetin s e ka ngacmuar njeri. Por ti ben gjithcka mundesh tu prishesh pune ne te ardhmen. Qarteso qe keto opinione fobike te takojne ty. Jo ne perjgithesi grekeve.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje