Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 Korrik 2025, 08:20Rajoni TEMA
Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 45-të për

Për të 45-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën e 44-të, sikurse edhe në seancat paraprake, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Fituesja e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka të drejtë ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

Subjekti, që udhëhiqet nga Albin Kurti, insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr Kuvendin.

Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, dhe ato kërkojnë që partia e Kurtit të ndryshojë kandidatin.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk shpjegoi se çfarë mund të ndodhë në rast të mosrespektimit të këtij vendimi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar opsionet për dalje nga kriza. Ajo e përmendi edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

4 Komente

  1. S
    SOS

    Gërç - fjale serbisht. Kjo eshte vetperdhosje publike e gjuhes shqipe. STOP.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I sosuri

      Ngerc vjen nga ngeci. Ngeci eshte folja dhe ngerci eshte emri. Stop nuk eshte shqip....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Merrni Saliun we tu pjerdhe mu ne kuvend e ta zgjidhe problemin.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Nuk eshte "gerq" o shqiptar kjo eshte bllokade dhe shkerdhyerje e shtetit te kosoves,mision qe e kishte serbia qe nga qershori 99 dhe qe po e zbaton me perpikeri vetvendosja ne koalicion le listen serbe dhe ku mender presednike osmanka po i jep jetè.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje