Tentativa e 45-të/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11 Korrik 2025, 11:35Rajoni TEMA
Tentativa e 45-të/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.

Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – për shkelje të Kushtetutës.

“Kjo është e papranueshme”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, teksa Dehari ka kërkuar që atij t’i ndalet mikrofoni. Akuza kundër Deharit kanë pasur edhe përfaqësues të partive tjera, të cilëve, gjithashtu u është ndalur mikrofoni.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje – fituese e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit – kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar sërish para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

Ata janë parë duke mbajtur në duart pankarta me mbishkrimet: “Demokracia nuk është veç procedurë”, “Cirku i Republikës së Kosovës”, “120 rroga, 0 përgjegjësi”, e tjera.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikn si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, mirëpo situata nuk ka ndryshuar.

Ajo e ka përmendur edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë./REL

4 Komente

  1. M
    MATO

    O ALBIN KOMUNISTI, SHPALL ZGJEDHJET E PARAKOHSHME SE E SHKATERROVE KOSOVEN

    Përgjigjjuni
    1. O
      O dardane, deboni Kurtin, harroni kombin kosovar

      Bravo opozite ne Prishtine.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shefki

        Ktyne her kur shajshin thonin shtat krali Nanen, e u po them krejt krajlit e dynjas Kurtoviqit me satelitet e tij ja shkerdhevshin N. sesht etik e imja me sha por e kan tepru bre nqaf dojn me na marr skemi ba luft e qliru venin per me na udheheq Beligradi Shefki mexhani SH B A

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Dose-putetja e qenefit vetvendosje fitore pacolli sot paska kerkuar nga mreti i saj kurrci qe deputeteve te PDK,LDK dhe AAK tu hiqen mandatet sepse spo ja votojne allbulenen e nazim bllaces,po mir moj dose-putete pse nuk e zgjedhni allbulenen me votat e listes serbe siq e keni ba çdo her,per kete ju ka sigjruar edhe magjupi elber krasniqi,tash bile dolen edhe faktet nga llaptopi i bllaces se ju jeni dore e zgjatur e serbise andaj pse shet pordhe per gogla,shkoni votoni shkaterrimin e shtetit siq ja keni premtuar serbise e llajqakut dhe kshtu ti nga 100.000 euro qe ti dhuron pis minister peci speci fiton nje miljon euro si shperblim per urrejtjen qe ke ndaj vendit tat,dhe krejt kjo poshtersi e juaja vazhdon kur skemi as perfaqsues te opozites ashtu siq duhetvte kemi se po doli dikush te te shkarravit surratin ne kuvend apo ne shesh rraca e juaj e ndyre do shuhet e meqe ju ka ardhur dita vazhdoni ta tregoni poshtersine tuaj nderkohe qe populli vuan,ne fund te fundit e ka kerkuar e gezoft poshtrimin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje