Avokati: Procesi në Hagë, farsë e ndyrë juridike! Krerët e UÇK-së po gjykohen mbi bazën e shpifjes

17 Korrik 2025, 11:02Rajoni TEMA
Avokati: Procesi në Hagë, farsë e ndyrë juridike!

Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha ngjarjet që sipas mbrojtjes nuk kanë ndodhur gjatë periudhës së konfliktit të armatosur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se heqja e periudhës para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999 do ta fragmentonte rastin.

12 qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor, edhe pse diçka e tillë nuk ndodhi.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka motive të pastra politike dhe se nuk ka asnjë provë që i bën ata përgjegjës për krime lufte.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po gjykohen mbi shpifje dhe intriga, që janë fabrikuar nga shërbimi sekret serb.

“Është një gjyq për motive politike. Ata bënë një luftë të drejtë dhe luftuan për çlirimin e Kosovës dhe ia arritën. Ata që ndihmuan shumë dhe ishin fakte nga më të rëndësishmet, sepse ishin pushkët e UÇK, që e çuan NATO të futej në Kosovë dhe ta çlironte atë.

Futja e NATO ishte rrjedhojë e UÇK-së. Vendimi i sotëm jo vetëm është një farsë, por është një farsë e ndyrë juridike. Kanë dalë prova dhe fakte që kanë rrëzuar akuzat. Ata po gjykohen mbi shpifjen dhe intrigat e shërbimit serb. Ata [serbët] duan të shfajësohen duke pretenduar se ato janë viktimat dhe jo agresorët”, theksoi ai.

Avokati u shpreh se qëndrimin i kryeministrit Albin Kurti ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i dyshimtë.

Sipas tij, kjo qeveri duhet të bënte gjithçka për të liruar njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nuk ka asnjë provë që i bën ata fajtorë për krime lufte.

“Qeveria Kurti, sa i përket qëndrimit që po mban me krerët e UÇK dhe luftën, po mban qëndrim të dyshimtë dhe nuk i ka hije”, tha ai. 

2 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Pa as edhe me te voglin dyshim: montimi i keti gjyqi te bind se fijet i ka ne beograd dhe moske.Pikerisht qe UCK-eja e lavdishme,liderte e saj e zhvilluan dhe e cuan perpara clirimin eRepublikes se Kosoves,eshte edhe vet nderhyrja e SHBA,NATO, per te shpetuar popullin shqiptar nga nje gjenocid rusoserb.Per intriga ,sajesa,armiku e ka stragjin shum te forte,ai qan derdh lote ateher kur vret edhe foshnjat shqiptare ,edhe kur perdhunon,djeg shtepia,ankohet se u lodhen duke vrare duke djegur shkaterruar...Gjyqtaret prokuroret jane te blere ky eshte nje gjyq hakmarres ndaj Lirise,Pavaresise ,sakrificave ne shekuj per tu cliruar pergjithmone nga bisha mongoos sllave..Bota do ndergjegjesohet,lideret qe jane Idhuj te kombit shqiptar,duhet te lirohen.Drejtesia do triumfoj.

    Përgjigjjuni
    1. b
      bashkimi per drejtesi

      Ata ndërkombëtarët që me ngulm kërconin për formimin e kësaj Gjykate dhe shqipfolësit bashkëpunëtorëve të UDB dhe shërbimeve tjera kundër shqiptare- serbe ruse dhe atyre në Kuvendin e Kosovës ulërinin me zemërim e arrogancë “SHKO NË HAG siç po shihet kanë dështuar sepse bazohen në tekste të librave, artikuj gazetaresk dhe në “dëshmitar” shpirtshitur gënjejnë dhe fshihet nga opinioni si dëshmitar!. Kreu i UÇK-s nuk bënë asnjë masakrën ndaj popullatës serbe por luftë çlirimtare kundër forcave gjenocide të kriminelit Millosheviq dhe argatëve të tyre. Si mund të dënohet njerëzit që nuk shkelnin ama asnjë pëllëmbë tokë serbe dhe mbrojtën vendin dhe kombin e tyre nga gjenocidi për përndjekjen e 1 milion qytetarëve, vrasjen dhe masakrimin e 13.500 pjesëtarëve të kombi shqiptar dhe 22 mijë dhunime, dhe djegën gati të gjysmës s ë Kosovës. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën ishte përgjigje zyrtare ndaj kërkesës për një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si organ i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Parulla e tyre se po dënojmë kreun e UÇK e jo UÇK është manipulim morbid sepse UÇK ishte kombi shqiptar dhe e forcës demokratike ndërkombëtare. Dëshmitar fshehur mund të jenë të rrejshëm sepse janë bashkëpunëtoreve të UDB që për interesa personale gënjejnë e shpifin ose për bazë merren shkrime në libra apo artikuj gazetares që luftën e kanë parë nga TV. Ata që imponuan krimin e kësaj Gjykate nga qarqet ndërkombëtare dhe shqipfolësit shpirtshitur të deklarohen për ketë “drejtësi” kurse Kuvendi Kosovës si bashkëthemelues i saj të ta shqyrtoj mirë ekzistencën e kësaj gjykate dhe në bazë të fakteve të merr vendim meritor.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje