Erdogan i shkel syrin Vuçiçit në Budapest: Serbia, "vend kyç" për paqen në rajon

20 Gusht 2023, 22:30Rajoni TEMA

 

Erdogan i shkel syrin Vuçiçit në Budapest: Serbia,

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka takuar homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”.

Erdogan, sipas agjencisë turke, ka thënë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë kanë arritur pikën më të lartë në histori, duke shtuar se Turqia e sheh Serbinë si “vend kyç” për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

E presidenti serb, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ka bërë me dije se me Erdoganin ka diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon dhe për “angazhimin konstruktiv” të Turqisë në këtë drejtim.

“Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, ka shkruar Vuçiç.

Ky takim vjen me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban për nder të ditës së themelimit të Hungarisë. Orbani njihet si mbështetësi kryesor i Vuçiçit, posaçërisht në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.

Marrëdhëniet mes dy liderëve populistë e autoritarë – kryeministrit hungarez dhe presidentit serb – janë betonizuar në marrëdhënie të ngrohta që karakterizohen me takime të shpeshta mes tyre.

Gjithashtu, kujtojmë se Turqia ka dërguar trupa shtesë në Kosovë me kërkesë të NATO-s pas përleshjeve të dhunshme në veriun e vendit, ku protestusit serbë kanë lënë të plagosur 11 italianë dhe 19 hungarezë.

4 Komente

  1. K
    Kanina e Ismailit

    S"te ka mbetur asgje me nga anet tona ,ooo Mero iliriani!!!! RROFTE SERBIA E MERO KOLERES ,SALI SERBIT DHE KRYEMUTIT TE SHQIPERISE!!!!OOO MEROO PO TY KUSH JA BEN ME SY TRASTES TENDE?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanina e Ismailit

      S"te ka mbetur asgje me nga anet tona ,ooo Mero iliriani!!!! RROFTE SERBIA E MERO KOLERES ,SALI SERBIT DHE KRYEMUTIT TE SHQIPERISE!!!!OOO MEROO PO TY KUSH JA BEN ME SY TRASTES TENDE?!

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Turq e skllav, jane një muttttee për Kombin Shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

          Kete shkrim duhet ta lexojne anadollaket e Kosovës qe me shumë e kane mendjen tek xhamia se sa tek demokracia. Shyqyr qe nuk jane të tillë shumica e shqipetareve te Kosovës. Prishtinalijtë dhe Gjakovaret janë tipikë qytetarë perendimorë, dhe nderi i shqiptarisë. Ndersa ata qe i fallen Erdoganit nuk Jane dardanë. Jane vetem mbetje arabe. Por mbase u hapen sytë nga kjo.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje