
Temat e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së këtij të fundit këtë marte në Serbi nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve në Kosovë, ndërsa thuhet se Escobar do të diskutojë me zyrtarët e shtetit serb për heqjen e barrikadave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, raporton Danas.
Një pjesë e bisedës do të jetë edhe energjia, por edhe procesi i papërfunduar rreth “Elektroseverit”, por edhe roli amerikan në de-përshkallëzimin e situatës në terren, përkatësisht pjesëmarrjen e KFOR-it dhe NATO-s në ofrimin e sigurisë.
Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman, duke qenë se Beogradi ende nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e tij.
Escobar do të bisedojë me zyrtarët e Beogradit edhe për sanksionet amerikane, të cilat tashmë janë vendosur ndaj zëvendëspresidentit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç dhe Zheljko Veselinoviç-it, por kësaj radhe, spekulohet se pritet të diskutohet edhe për sanksionet amerikane ndaj Serbisë.
Së bashku me Escaborin duhej të vinte edhe Derek Cholet, këshilltar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e anuloi vizitën e paralajmëruar në Prishtinë dhe Beograd për arsye shëndetësore.
Escobar gjatë vizitës në Kosovës është takuar me krerët e shtetit. Po ashtu ka takuar edhe liderët e partive opozitare dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.
po c'do diskutoje o mik?... sa c'diskutoi me Salen njitu, do t'u veje pikat mbi "i" e u thote mos e kruni me gjete fiku ...(deti)...