
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR deklaroi sot se e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.
KFOR-i shtoi se është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore sepse sipas KFOR-it dhuna nuk ka vend në rajon.
“KFOR- i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.”, bëri të ditur KFOR-i.
Ndryshe, situata e përgjithshme në veri të vendit mbetet e njëjtë.
Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa dyqanet dhe shkollat në veri të vendit po qëndrojnë të mbyllura.
Po KFOR-i qe i ben thirrje paleve per dialog, nuk e sheh se c'po bejne serbet. Eshte qendrimi qe ne fillim I KFOR-it ne Veri " miqesor " ndaj serbeve ( forcat franceze) qe kemi arritur ketu.
Situata do të zgjidhet kur NATO ta përjashojë francezët nga misioni dhe këto lavire të Brukselit ta kapin për veshësh Vucicin që ti respektojë marëveshjet që i ka nenshkruar në Bruksel.