Situata në veri: Protestë në Beograd, digjet flamuri i Kosovës

13 Dhjetor 2022, 09:20Rajoni TEMA

Situata në veri: Protestë në Beograd, digjet flamuri i

Qindra njerëz u mblodhën të hënën në Beograd, për të protestuar “si shenjë mbështetjeje për serbët” në Kosovë.

Protesta u zhvillua përpara Kishës “Shën Sava”. Thirrja për protestë është bërë e ditur në rrjetin social Telegram, te kanalet e disa organizatave të krahut të djathtë në Serbi.


Një prej organizatorëve, me maskë në fytyrë, i ka thënë audiencës se nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin, por është nga Kosova. Ai i ka thënë turmës se nuk dëshiron “Asociacion të komunave me shumicë serbe” dhe që Kosova është pjesë e Serbisë.

Protestuesit kanë kënduar këngë për Kosovën dhe këngë nënçmuese për shqiptarët në Kosovë. Ata kanë bërtitur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” si dhe “jo ndasive, Kosova është pjesë e Serbisë”.

Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe Rusisë, si dhe mbishkrimet “Kosova nuk dorëzohet”. Protestuesit kanë lëvizur edhe te rrugët e qendrës së qytetit, të cilat janë mbyllur për trafikun.

Ata e kanë djegur flamurin e Kosovës përpara Presidencës së Serbisë. Protestuesit më pas kanë thënë se janë në pritje “të përgjigjes së shtetit”./REL

1 Komente

  1. H
    Histeriket Serb ,partia e Vucicit degjeneron rruge

    Cfar karin duan kta Psikoptatet e ballkanit me Kosoven etj etj .Kur bejne edhe kta zagare rrugesh si gangsterra hahahahaha .Si nuk u bet njiher Njerez mor Kafshe ,qe para atyre qe ndiheni pak me te armatosur ,kerceni perpjet si majmuni nga gezimi duke qit dhembet tjetrit .Yyyyyyyyyt kafshe qe nuk u zbutet as ne shekullin e 21 . Do i hani Carin Kosoves e pjesen me te madhe do ta haj Vucic Fodulli Polarizues

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje