FOTOT/ Protestat në Malin e Zi, të rinjtë sulmojnë policinë, thyejnë xhamat e Kuvendit

12 Dhjetor 2022, 21:31Rajoni TEMA

FOTOT/ Protestat në Malin e Zi, të rinjtë sulmojnë

Mbrëmjen e sotme janë shënuar incidente në Kuvendin e Malit të Zi, ku një grup të rinjsh kanë sulmuar policinë si dhe kanë thyer xhamat e institucionit.

Sipas mediave vendase mësohet se pas përfundimit të seancës plenare, një grup të rinj sulmuan policinë, thyen gardhin dhe qëlluan në drejtim të Kuvendit.

Turma ka hedhur objekte drejt policisë, ndërkohë që policia u përgjigj me sprej piper dhe granata trullosëse.

Malazezët vijonë ta kundërshtojnë nismën “Ballkani i Hapur”. Në urën e Gazelës në Podgoricë mëngjesin e sotëm është varur pankarta “Stop Ballkanit të Hapur”, ndërsa në urën “Blaža Jovanovića”u vendos flamuri i Bashkimit Evropian.

Një muaj më parë Mali i Zi u ngrit në protestë pikërisht për të kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”, të cilët e konsiderojnë një nismë serbe.

2 Komente

  1. M
    Malsian

    Sa here qe ka demonstrate nga partia pro-serbe dhe pro-ruse ne Mal te Zi apo trazira ne veri te Kopsoves po ashtu porositet PD nga ruse-serbe-greker te demonstroje kunder qeveriuse pro-perendimore ne Tirane.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropoja

      Vetem ramiç e vuçiç e perkrahin dy filo serbet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje