
Deklarimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se i takon KFOR-it t’i largojë barrikadat nga Veriut, duke u vetëpërjashtuar kështu nga obligimet shtetërore që kanë organet e Kosovës për të intervenuar brenda territorit të vet, është bërë lajm në mediumin amerikan CNN.
Problemet në Veri janë probleme të shtetit të Kosovës, prandaj thirrja e Kurtit që të ndërhyjë KFOR-i në këtë çështje dhe të ketë rolin kryesor në largimin e barrikadave të vendosura nga qytetarë të Kosovës në atë pjesë, në mediat ndërkombëtar është lexuar si kërkesa e një kryeministri të një shteti për intervenim të NATO-s, shkruan Albanian Post.
“Kryeministri i Kosovës ka lutur trupat paqeruajtëse të NATO-s që të intervenojnë”, thuhet në tekstin e CNN, nga gazetarja Niamh Kennedy.
“Në një konferencë për media në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga KFOR-i, forca e paqeruajtësve ndërkombëtarë e udhëhequr nga NATO që të garantojë ‘liri të lëvizjes’”, shkruan CNN.
Thirrja e Kurtit për intervenim të NATO-s që të merret me bandat kriminale në Veri nuk përcaktohet as me kompetencat e KFOR-it në Kosovë.
Me Marrëveshjen ushtarake teknike të 9 qershorit 1999 u caktua një Zonë e Sigurisë me perimetër pesë kilometra.
Sipas kësaj marrëveshje, pika 4(a) që konkretizon obligimet e KFOR-it thotë se, “për të siguruar ndalje të armiqësive, në asnjë rrethanë asnjë forcë e ushtrisë e ish-republikës së Jugosllavisë apo e Republikës së Serbisë nuk guxon të futet brenda kësaj zone, apo të qëndrojë brenda territorit të Kosovës, Zonës së Sigurisë dhe Zonës Ajrore të Sigurisë. Policia lokale lejohet të qëndrojë në atë zonë (5 km brenda territorit të Serbisë”.
Askund në kompetencat e KFOR-it nuk thuhet se e ka për obligim të merret me protesta dhe destruktivitet të qytetarëve të shtetit të Kosovës. Aq më tepër, pas konsolidimit të Policisë së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Kosova merr obligime të plota brenda territorit të vet.
Se çfarë gabimi është ta konsiderosh KFOR-in si përgjegjës për sigurinë në Kosovë, kur nuk bëhet fjalë për ballafaqim me forca ushtarake të shteti serb, e shpjegonte shumë mirë edhe vetë Albin Kurti në vitin 2011.
“KFOR-i po e mbron rezolutën 1244. KFOR-i nuk e mbron pavarësinë”, thoshte Kurti në një fjalim të tij në Kuvendin e Kosovës.
Prandaj, Kurti deklaronte se KFOR nuk duhet të ketë prezencë as në kufi me Serbinë, e lërmë të ketë kompetenca brenda territorit të Kosovës.
“Kufiri me Serbinë bëhet kufi ndërshtetëror, jo me KFOR-in atje, por me Policinë e Kosovës, me Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe me Doganat e Republikës së Kosovës”, pohonte atëherë opozitari Kurti, shkruan Albanian Post.
Disa nga obligimet e KFOR-it brenda territorit të Kosovës që ishin përcaktuar me rezolutën 1244 më pas ishin “Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; Shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; Mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; Mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”.
Por, me shtrirjen e institucioneve të Kosovës në gjithë territorin dhe vendosjen e policëve të Kosovës në Zona Kufitare, KFOR tashmë nuk është i vendosur as në pikat kufitare.
Përndryshe, është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që vazhdimisht kërkon intervenimin e KFOR-it në Veri dhe të EULEX-it, duke mos dashur forca policore të Kosovës atje, sepse kështu nënkuptohet se një forcë ushtarake që është neutrale me statusin e Kosovës po kujdeset për atë pjesë.
Kjo, provon të mbulojë argumentin e Vuçiç-it që Kosova nuk ka juridiksion në Veri dhe se rrjedhimisht nuk ekziston as një shtet i pavarura brenda kufijve të deklaruar./ albanianpost
Mero mor pusht i pushterve, doç i doçerve. Po i jep nje te goditur edhe ti Albinit kur Kosova eshte ne veshtiresi? Porosi e Rames kjo eee? Po keni Ballkanin e hapur ore, vereni ne perdorim. U ftofshi jo vetem myth.
Ta pyesi bythen Kurti me perpara se ti bej kokfortin Amerikes dhe europes por edhe shqiperise me keshillat qe i japin.Te mos beje karderrin kur nuk eshte i tille sepse po e demton shume kosoven
Eshte normale qe qeveria e Kosoves te kerkoje ndihme per ruajtjen e sovranitetit te saj. E njejta gje po ndodh dhe ne Ukraine. Me sa di une nga lajmet ne Veri te kosoves ka tensione nderentnike por nuk ka vije fronti. Serbet mundohen te arijne qellimet e tyre me mjete te dhuneshme qeveria e kosoves po e kontrollon situaten me mjete jo te dhuneshem. Kerkesa per ndihme eshte qe qeveria e kosoves te mos perdore dhunen ushtarake ndaj serbeve
ku ka fuqi ushtarake Kosova o loqe?
NATO nuk eshte ne dispozicion te karlliqeve te Al - Bin Kurtit po eshte force ushtarake qe mbron vendet antare te saj
BRAVO BINI NJESOJ SI VUCICI I CON FORCAT POLICORE PASTAJ I TERHEQ NXJER URDHERIN PER TARGAT E TERHEQ .....,........CAKTON ZGJEDHHJE E PASTAJ E LE PER HERE TJETER ..........I PAGUAN ENERGJINE SERBEVE PASTAJ JA LEN SERBISE TI FURNIZOJE ME WE JANE PJESE E SERBISE............DHE KU ESHTE SHTETI I BINIT APO DREJT SERBISE SE MADHE ME OSMANOVIC E RADONIQ
BRAVO BINI NJESOJ SI VUCICI I CON FORCAT POLICORE PASTAJ I TERHEQ NXJER URDHERIN PER TARGAT E TERHEQ .....,........CAKTON ZGJEDHHJE E PASTAJ E LE PER HERE TJETER ..........I PAGUAN ENERGJINE SERBEVE PASTAJ JA LEN SERBISE TI FURNIZOJE ME WE JANE PJESE E SERBISE............DHE KU ESHTE SHTETI I BINIT APO DREJT SERBISE SE MADHE ME OSMANOVIC E RADONIQ
Nato eshte ne vartesi te koqevarve kur do bolsheviku duhet te nderhyjne apo te largohen krahine debilash ku femra shitet dhe blihet si lopa
Kurti nuk eshte politikan por nje mendje foshnjore ne mos me keq kelysh UDB …..
american HAPNIA bythën shkive, e shifni diku, në ndonjë cep, jepni ndonjë plumb Kurtit, or pusha të mykur antikombëtar...! Jepni kurajo, së paku mos e kapni për fyti, se njerëzit e pastër, idealistë, e të guximshëm, nuk janë pritshmëria juaj materialiste, korruptive, kontrabandiste...
Këto janë propaganda të Baton Stanishiqit. KFOR nuk është NATO! Pjesë e KFOR-it është edhe Zvicra e cila nuk është anëtare e NATO-s. Ka edhe shtete tjera që janë pjesë e K(osovo)FOR(c) dhe nuk janë në NATO. Vetë emri KOSOVO FORC, shkurt KFOR, tregon se është një ushtri për Kosovën. Meqenëse kanë kërkuar amerikanët dhe europianët që situata të deeskalohet, Kurti i ka dhënë kohë KFOR-it - kohë që e kanë kërkuar vetë - për t'i hequr barrikadat.
Me respekte Fisnik por kete rradhe e ke dhjere. FA ne pergjithesi organizohen me brigada, divizione... pastaj me qellime te caktuar si ato ajrore kufitare...dhe ne fund edhe me destinacion te caktuar sic eshte KFOR. Arsyetimi yt qe keto forca jane te destinuara per Kosoven, nuk do te thote se keto nuk jane ne kuader te NATOS. Per te te ven trurin tend ne levizje po te pyes: Nga varen keto forca?????