Vuçiç u drejtohet ndërkombëtarëve: Kosova nuk po respekton asnjë marrëveshje! Na thoni, çfarë doni?

12 Dhjetor 2022, 13:03Rajoni TEMA

Vuçiç u drejtohet ndërkombëtarëve: Kosova nuk po

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është drejtuar ndërkombëtarëve duke i pyetur se cilën nga pesë marrëveshjet duhet të respektojë Beogradi, kur Prishtina dhe ata që e ndihmojnë nuk respektojnë asnjërën prej tyre.

Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane se është e papranueshme dërgimi i forcave serbe në Kosovë, Vuçiç u shpreh se përgjigja ka ardhur në vend të komandantit të KFOR-it, i cili ende nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga Beogradi, shkruan Euronews Serbia.


Siç nënvizoi ai, KFOR-i do ta marrë kërkesën vetëm të enjten pasdite pas procedurave që duhet të ndiqen. “Tani kam një pyetje për të gjithë ata: ju lutem, më thoni – unë do të paraqes para tyre 5 dokumente të rëndësishme – cilin prej tyre duhet ta respektojmë?

Na thoni një dhe ne do ta respektojmë atë, zgjidhni ju. Doni Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit, Marrëveshjen e Uashingtonit?

Na thoni, çfarë doni? A e kuptoni se ata nuk respektojnë asnjërën nga ato marrëveshje, as Prishtina dhe as ata që i ndihmojnë. Tani e kanë pranuar se ua kanë bërë këtë edhe disa të tjerëve. Na thoni, çfarë doni?”, theksoi presidenti serb.

2 Komente

  1. N
    Nik

    Kot botoni lajme nga Kosova, sepse Al Bini nuk degjon asnje njeri dhe do ta coje shtetin qe fatkeqesisht i ka rene ne dore ne lufte me Serbine.

    Përgjigjjuni
    1. i
      illyrian

      Po ju Vuçiç i respektoni marrëveshjet???

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje