
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku punonjësi ka tentuar të përdhunojë pronaren pasi kjo e fundit e ka pushuar nga puna.
Viktima e sulmit dëshmoi në polici se një 30 vjeçar nga Pakistani kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Ajo tha se e njihte të riun pasi ky i fundit kishte punuar në serat e saj derisa 50 vjeçarja kishte vendosur që ta pushonte nga puna.
Sipas mediave greke, gruaja ka dëshmuar para autoriteteve se agresori kishte trokitur në derë dhe sapo ajo e kishte hapur, ishte sulmuar fizikisht nga pakistanezi i cili i kishte hedhur edhe një substancë të dëmshme në fytyrë.
Ndërkohë policia greke është vënë në kërkim të pakistanezit i cili sapo ka kryer sulmin e rëndë, është arratisur nga vendngjarja.
Pune burazeresh po he una faccia una razza.
Ja se ka filluar TImoneri edhe Shqiperine me keta shtazet. Do ua shohim dhe ne sherrin pas disa vitesh.