
Gazeta Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Gazetari Berat Buzhala në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se këto incizme janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta, raporton ekskluzivisht Nacionale.
Në përgjimet e tjera që do të publikohen ditëve në vazhdim Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vetë nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiq ia ka përcjellur shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon asnjëherë.
Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”
Mimoza: “Dy tre minuta”
Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”
Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”
Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”
Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”
Mimoza: “Pse po më thua mua?”
Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”
Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”
Mimoza: “E di Slavko ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”
Video më poshtë e keni përgjimin e plotë të pjesë së parë./Nacionale
O mero po kjo nuk esht telefonate kompromentuese ky thot qe te ne komandon radojcici e ska gje me kosoven e kjo sthot asgje akoma me skrapar buzhalen meresh
Emo se Pak fare Ka tradhtuar .
O koqe, ne politike behen biseda jo publike midis kundershtareve. Kjo eshte fare normale. Si kujton zotrote se behen marrveshjet midis vendeve apo edhe brenda nje vendi te caktuar? Gjithmone ka ndermjetes qe bejne perafrimin e mendimeve te ndryshme te dy paleve ne konflikt per te ardhur ne nje pike te perbashket. Vetem marrveshja perfundimtare behet publike, por ne fakt kjo eshte vetem maja e aisbergut, po te konsiderosh se sa takime e negociata jane bere per te arritur ne nje marrveshje.
Ben poligloti Mendo ( nqfts Ke mendje) sikur te dilte ndonje bisede midis Taulant Balles me ndonje qe s'na do si komb dhe ne bisede e siper te dali qe Taulanti na paska komunikuar ne telefon me nje person te dyshuar per vrasje politike dhe per me teper pjese e nje liste te zeze hartuar nga aleatet tane USA. Si thua ti Beni ta leme Taulantin te vazhdoje "tratativat" me kriminelet per te miren e kombit ? Kam frike se po' e lame doctor Berisha do e ndezi flake Shqiperine. Hajde Beni se s'mbeten tratativat ne doren e Mimozes kur kufijte dhe rendin ja ruajne "tigrat prej letre" te BE .
ben ! edhe lexhenda te mbeshtet ! je shume i zgjuar dhe patriot! bravo. lexhenda jep dhurata ne raste te tilla
Degjoni Edhe pjeset e tjera Pastaj me fole. Ore,kjo fjala "kusari",mos eshte sinonim i fjales "hajduti"?He popull,o popull,Edhe nofken hajduti ta Ve per mbiemer.Te te ndjeje hija e kusarit gjithe jeten e brez pas brezi
Deri tani ne kete pergjim nuk del asgje kompromentuese sic pretendohet ne titull.
Nuk del asgje "kompeomentuese" o leshko jo, ato tre-kater minuta qe ka folur Kusari, ka folur me nje UFO e jo me ate qe terrorizon veriun, ne baashkerendim me vetefundosjen....prit se ke per te degjuar te tjera cudira nga kjo shtriga e Al binit.