Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të arrestuar

23 Qershor 2024, 13:10Rajoni TEMA
Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të

Autoritetet greke kanë arrestuar 13 anëtarë të ekuipazhit të një jahti me dyshimin për zjarrvënie.


Thuhet se ekuipazhi lëshoi fishekzjarrë në ishullin e njohur turistik të Hidrës për të argëtuar mysafirët, por shkëndijat i vunë flakën pyllit.

Të dyshuarit fillimisht u përpoqën të shuanin flakët më pas thirrën zjarrfikësit dhe u larguan nga zona.

Kryetari i bashkisë së ishullit shprehu zemërimin në një intervistë televizive, duke thënë se çfarëdo që të bëjnë autoritetet qendrore, komuniteti i ishullit gjithashtu do të ngrejë akuza kundër të përfshirëve.

 

 

1 Komente

  1. P
    Per korrektesë

    Katunaret jane kudo njesoj. Edhe ne Shqipëri e tregojne veten. Ne oren 12 te nates, katunaret festojne ditelindjen dhe hedhin fishekzjarre, pa pyetur qe shumë njerez janë ne gjumë. Njeqind vetë bejne zhurmë si katunarë, nja dhjetë mije te tjerë i shajnë me çfarë u permban pragu.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje