Forumi i Bled në Slloveni, Brnabiç përplaset me Kurtin: S’ka dy vende, Kosova nuk njihet

28 Gusht 2023, 16:16Rajoni TEMA

Forumi i Bled në Slloveni, Brnabiç përplaset me Kurtin:

Përplasje janë shënuar gjatë zhvillimit të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe asaj të Serbisë, Ana Brnabiç.


Kjo e fundit, teksa diskutohej mbi dy vendet, ndërhyri duke thënë se nuk ka dy vende, pasi Kosova nuk njihet.

“Së pari, më duhet të them se kemi të bëjmë me një shtet, nuk ka dy shtete për mua. Republika e Kosovës nuk është njohur ende, nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të jetë pjesë e BE përsa nuk njihet ende nga pesë vende evropiane.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, që është në interes të të dy vendeve dhe të dy popujve, por edhe në interes të të gjithë rajonit. E vetmja gjë që Prishtina duhet të bëjë më së pari është respektimi dhe integrimi i komunitetit serb atje", tha Brnabiç.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kurtit, i cili ka thënë se vendi i tij ka sanksionuar Rusinë, ndërsa Serbia as që e mendon këtë gjë. Ai shtoi më tej duke thënë se, deklaratat e Brnabiç nuk janë aspak në frymën e Charles Michel.

“Të mbështesësh Kosovën për Bashkimin Evropian ne e kemi 94 për qind, ndërsa Serbia 35 për qind. Ne kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk e mendon këtë gjë.

Serbia nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit”, u shpreh Kurti.

 

3 Komente

  1. P
    Prroji i Thate

    Po te duhet te besh sherr, merr kete kopanin e Kosoves, brenda 6 muajsh nuk flet me asnje fqinj ne pallat. Ne kete rast ka pasur te drejte, por ky e kasherrin mik, vella. Kudo qe shkon, per sherr e ka mendjen, edhe kur vajti ne Maqedoni, ku takoi nje Kryetar komune dhe nje zv. Minister. Nuk ka turp me te madh per Kosoven, shkon Kryeministri ne nje shtet tjeter, dhe e pret nje Kryetar Komune. Ky po e fut nen dhe Kosoven, kur ta kuptoj Kosova, do jete teper vone, nuk del dot nga gropa.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Keto forumet,si ky i Bledit,jane merre me long,se mishi mbaroi.Shih kush e organizon,kush mer pjese etj.Sigurisht,qe vendet e Ballkanit perendimor marrin pjese,vjen dhe nje burokrat perendimor,dhe paneli u kriju,dhe pastaj fillon gara,kush flet me bukur,i fusin nje darke,bejne photo dhe kaq.Vendim marrje nuk ka ky forum,keshtu qe çdo gje shkon mire,dhe per 3-4 dite harrohet çdo gjë dhe takohemi vitin tjeter.Sigurisht,ne muajt e ardhshem ka forume te tjera dhe diskutimet vazhdojne se kur do futemi me kismet ne Europe,se si po ecen lufta ne Ukraine,et etj.Me nje fjale,rrofte democracia dhe hasta la vista.

      Përgjigjjuni
      1. U
        UÇK

        Or Kurt trapi çfare saksione i ke bere ti koqevar Rusise ,per nje vit qe ti te eksportosh si Kosove Rusia i harxhon per nje dite ,mos u fry or gjel deti

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje