FOTO/ Vuçiç, si çeçen me këshilltarin e Kadyrovit

15 Nëntor 2022, 16:00Rajoni TEMA

 

FOTO/ Vuçiç, si çeçen me këshilltarin e

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar në Beograd me këshilltarin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov dhe gjatë bisedës me të ka marrë një dhuratë mjaft interesante.

Në fillim të bisedës, këshilltari i Kadyrovit, Turko Daudov, përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij, për mbarë popullin serb.

“Sot është një situatë e vështirë politike në botë, kur Rusia doli në mbrojtje të vlerave shpirtërore, tradicionale dhe familjare, i tregoi Perëndimit refuzimin e ideologjisë që ata imponojnë. Por, përkundër të gjitha vështirësive dhe presionit të jashtëzakonshëm që ushtron Evropa, lidershipi dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por edhe e mbështetën Federatën Ruse”, tha këshilltari i Kadyrovit, duke përcjellë kështu linjën e politikës proruse, e cila nuk pasqyron qëndrimin historik çeçen ndaj Rusisë.

Ai shtoi më tej: “Në këtë drejtim, Ramzan Kadyrov më kërkoi që personalisht të shpreh respektin tim dhe të përcjell se marrëdhëniet shekullore vëllazërore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë kanë treguar edhe një herë fuqinë e tyre”, tha Turko Daudov.

“Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”.

Në fund të takimit është realizuar një foto interesante ku Daudov i ka dorëzuar Vuçiçit një veshje kombëtare çeçene. /tesheshi.com/

2 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Aman mos na i mbetet hatri te birit te Kristaqit qe nuk eshte aty midis. Ptu i dhjefsha mjekren!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropoja

      Ku meret vesh a eshte i kristaqit apo jo ai kristaqi ja qiu gruan ketij dobiçit e pollen gregorin aman jevgjit hesapi ku dihet i kujt eshte ky pisanjoz

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje