Policia turke: Ç’ka rrëfyer 23-vjeçarja sulmit në Stamboll

15 Nëntor 2022, 13:10Rajoni TEMA

 

Policia turke: Ç’ka rrëfyer 23-vjeçarja sulmit në

Një hetim i policisë turke ka vërtetuar se terroristja që kreu sulmin në Stamboll ka marrë urdhër nga qendra e organizatës PKK/PYD/YPG (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) në Kobani të Sirisë.

Policia turke të hënën ka lëshuar një deklaratë në lidhje me hetimin pas sulmit të së dielës me bombë në rrugën Istiklal në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona.

Policia arrestoi pak orë më vonë 23-vjeçaren Ahlam Albashir, shtetase nga Siria.
“Terroristja përgjegjëse për sulmin në Stamboll ka pranuar se ka marrë pjesë në trajnimin e inteligjencës PKK/PYD/YPG dhe se ka hyrë ilegalisht në Turqi nga Afrini i Sirisë”, tha policia turke.

Pas sulmit terrorist, policia e Stambollit arrestoi 46 të dyshuar në operacione në 21 lokacione, pas shqyrtimit të pamjeve nga 1200 kamera vëzhgimi.

Departamenti i policisë në Stamboll përcaktoi përmes gjetjeve laboratorike se në sulmin terrorist ishte përdorur eksploziv TNT.

Shpërthimi në rrugën Istiklal të Stambollit vrau gjashtë dhe plagosi 81 persona. Pesëdhjetë të lënduar janë liruar nga spitalet, ndërsa pesë janë në repartin e kujdesit intensiv.

4 Komente

  1. e
    e pabesushme

    ka fjal se e ka pallu te gjith kapterrat turk ne By ,pastaj ajo ka filluar me tregue .ka pranu qe eshte me origjine greke dhe jetonte prej kohesh me emrin fallso ne siri si misionare paqes dhe emri i saj i vetete eshte sumaraqis kardhaqis .ekspozivi ierdhi na greqia tha . e po tani ku do shkoj greki !

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elton

      Nuk e keni botuar te plote se nuk ja u mban.Ka thene qe tek ai kampi ku eshte stervitur ishin oficeret e USA qe i stervisnin keta tipat si kjo.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Hajde Elton hajde! Po ti nga e more vesht?

        Përgjigjjuni
      2. b
        bujar leskaj

        Po mor Elton hajde na rruj karin po se ke bezdi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje