
Për shkak se një nga çështjet më problematike për Kosovën është pranimi i pikës nëntë në propozimin franko-gjerman, që imponon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, rrjedhimisht formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, ka hartuar një “koncept këshillëdhënës/advisory note” se si do të duhej të formohej Asociacioni pa e prekur kushtetutshmërinë e Kosovës.
Albanian Post ekskluzivisht do ta publikojë këtë koncept nesër (e martë), me 15 nëntor.
Dokumenti prej nëntë faqesh shpjegon në detaje se cila është rruga drejt themelimit të Asociacionit, derisa paraprakisht është konstatuar se “Asociacioni/Komuniteti i Komunave me Shumicë Serbe është obligim ligjor i Kosovës nga ligji i ratifikuar nga Marrëveshja e Parë e Principeve për Normalizimin e Raporteve”.
Gjithsesi, dokumenti hedh poshtë idenë e krijimit të Asociacionit të barasvlershëm apo identik me Asociacionin e Komunave të Kosovës (ashtu siç i referohet kryeministri Albin Kurti), apo në formën e një Organizate Jo Qeveritare (siç i referohet presidentja Vjosa Osmani).
Në dokument bëhet i qartë nonsensi brutal juridik që prezantojnë këto dy lloje formash të lartcekura kur bëhet fjalë për organizim komunash që ndër-veprojnë përmes trupave ligjore të caktuar – varësisht se si jepet me statut të Asociacionit.
“Asociacioni aktual i Kosovës i themeluar përmes ligjit për Lirinë e Asociacioneve nga Organizata Jo Qeveritare, neni 16, Shpjegon në pikën 2 se Asociacioni i këtij lloji (siç është Asociacioni aktual i Komunave të Kosovës) formohet nga tre ose më shumë persona”, rrjedhimisht “nuk është asociacion nga komunat por nga individët”.
Pra, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe s’mund të bëhet pjesë e një asociacioni të themeluar nga individët e jo nga vetë komunat.
Ndërsa nonsensi juridik shpërfaqet edhe më shumë, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kur thuhet se Asociacioni mund të jetë në formën e një OJQ-je.
Komuna është një nën-ndarje politike e shtetit, një qeveri lokale për të ofruar qeverisje për një grup njerëzisht brenda një territori të caktuar, prandaj “meqë komunat janë pjesë e shtetit, si mundet një organizate e themeluar prej shtetit të jetë e pavarur nga shteti?”.
“Përbën një nonses ligjor”, shkruhet në konceptin këshillëdhënës të ekspertëve.
Por, si duhet të formohet Asociacioni nëse në këto dy forma jo, e për më tepër në formën si është përmes Marrëveshjes së vitit 2015 për Parimet e Përgjithshme përbën shkelje kushtetuese?
Ekspertët kanë elaboruar gjithçka në detaje dhe kanë dhënë përgjigjet.
Albanian Post, ekskluzivisht, do të publikojë të plotë këtë koncept të martën, me 15 nëntor. Do të publikohet gjithashtu edhe dokumenti origjinal i “konceptit këshillëdhënës”.
Faleminderit qyteterim edhe nejhere tjeter! Deri tani Kurti ka folur per ate qe nuk do dhe jo per ate qe do te beje. Kur ka folur per ate qe nuk do beje, thjeshte ka qene nje "grindje" me qellim me Vuciqin. Kur ka heshtur per ate qe do beje ka qene thjeshte nje injorues i perendimit qe gjithmone kane thene se asociacioni do jete ne kuader te Konventes Evropiane per te drejtat e pakicave. Deri tani Albin Rrumpalla ka degjuar se cka thene Vuciqi dhe ckerkon ai dhe jo se cthote Evropa. Me sa duket Evropa eshte lodhur nga kjo "tango vdekjeje" e luajtur midis Kurtit dhe Vuciqit dhe do thote edhe njehere tjeter se qellimi i tyre nuk eshte te krijojne nje shtet tjeter jofunksional si Bosnja dhe se Asociacioni nuk do jete mbi qeverine apo i pavaruer nga qeveria. Une nga ana tjeter mendoj se me kote perpiqet Evropa. Kurti perseri do nxjerre 'yckla" dhe do vazhdoje me kokefortesine e tij per probleme qe nuk egzistojne ne planet evropiane dhe amerikane. Ai thjeshte do kundershtoje sepse keshtu i do gomari i serbise drute....