
Në Serbi dje në sheshin e Republikës u mbajt protesta e pestë kundër ndotjes së ajrit e quajtur “Populli kundër helmuesve”.
Protestuesit kërkuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që në përputhje me rolin e përcaktuar të shprehjes së unitetit kombëtar, të krijojë menjëherë kushtet për zbatimin e të gjitha rregullimeve ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht të cilësisë së ajrit.
Ata kërkojnë nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, që Qeveria të miratojë menjëherë Programin për Cilësinë e Ajrit me një plan veprimi nga viti 2022 deri në vitin 2030 dhe të sigurojë financa për zbatimin e tij dhe të sigurojë informacion të vazhdueshëm për qytetarët për cilësinë e ajrit në të gjitha pjesët e vendit.
Nga prokurorja publike e Republikës Zagorka Dolovac kërkohet që menjëherë t’i urdhërojë prokuroritë e ulëta që të veprojnë në afat prej tre ditësh në të gjitha rastet e ndotjes.
Shume sakte, kete duhet ta bejme edhe ne shqiperi! Studimet thone se te jetosh ne nje qytet te ndotur, eshte si te pish 1 apo 2 paketa cigare ne dite! Per arsye se marmitat e makinave leshojne lloj lloj gazrash, fabrikat poashtu, djegia e plehrave, leshimi i PFAS apo "kimikateve perjetesore" qe jane shume inerte, pra asnjehere nuk dekompozohen dhe sot gjenden ne gjakun e bebeve te palindura! Por me vjen shume keq qe ne shqiperi nuk ka protesta te popullit, vetem politike. Po fole per nje problem, Rama te quan spiun rus, ndersa berisha dhe meta qe vete e kane dhjere shqiperine bejne sikur te mbeshtesin vetem per 5 minuta fame.