Albin Kurti “rrëzon” sërish amerikanët? “S’ka Asociacion mbi baza etnike”

12 Nëntor 2022, 15:20Rajoni TEMA

Albin Kurti “rrëzon” sërish amerikanët?

Asnjë hap prapa nuk bën Albin Kurti nga agjenda e tij. Dialogu Kosovë-Serbi nuk ecën përpara pa njohje reciproke, sipas tij, e as sa për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin Prishtinës po i kërkohet me ngulma nga Perëndimi që ta pranojë, kishte këtë përgjigje.

“Shqiptarët e Kosovës përbëjnë 92% të popullsisë, dhe rreth 8% përbëhet nga pakicat. Pakica serbe, por edhe ato boshnjake, rome, egjiptiane, ashkalinjtë dhe goranët. Pra, ne kemi shumë pakica dhe mandate në parlament për këto pakica. Gjithsej ka 11 komuna me shumicë nga këto pakica, sipas propozimit të Martti Ahtissarit. Ka një mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për asociacion mbi baza etnike. Unë nuk e kundërshtoj Asociacionin e komunave. Aktualisht, Kosova ka një asociacion komunash, 38 në total. Por unë nuk mund ta pranoj asociacionin mbi bazat e identitetit etnik. Politika mbi bazat etnike nuk është e mundshme. Pra s’mund të krijohet një asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Ky fakt është gjithashtu i konfirmuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese tonë në dhjetor 2016”.

Edhe një herë, Kurti e përshkroi propozimin franko-gjerman, që në thelb është propozimi i Brukselit  i mbështetur nga Uashingtoni, si një bazë të mirë për vijimin e diskutimeve mbi marrëveshjen përfundimtare, që do të thotë normalizim i plotë mes marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur në qendër njohjen reciproke.

Do të ketë edhe detaje të tjera të kësaj marrëveshjeje, por kryesorja duhet të jetë njohja reciproke, theksoi ai. Kryeministri përsëriti se Beogradi e refuzon propozimin Franko-Gjerman dhe tensionet në veri janë krijuar për të mbuluar këtë refuzim.

8 Komente

  1. L
    Lisi

    Ka shume te drejte. Amerika me asosacionin mbeshtet nje shtet Brenda shtetit, mbeshtet pjellen e Milishevicit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lisi

      Ka shume te drejte. Amerika me asosacionin mbeshtet nje shtet Brenda shtetit, mbeshtet pjellen e Milishevicit.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neli

        Sipas kesaj logjike ,asociacion i komunave serbe lene jashte komunitetet tjera qe jane pakice ne keta komuna.Propozimi i A.Kurtit eshte i drejte dhe logjik.Serbet e Kosoves edhe ashtu jane te favorizuar ,atehere i bejne te krijohet nje superpkice dhe dihet cka pritet nga ata?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapi

          I dashur Neli. Keto qe thote Albini i thote Albini dhe nuk i thote as Amerika dhe as Evropa. Ata thone se asociacioni do jete ne kuader te Konventes Evropiane per pakicat. Keto qe thote Albini, kerkon Vuciqi, por Albini nuk ka pse te flase per ato qe nuk do beje por per ato qe do beje….

          Përgjigjjuni
        2. K
          Koli

          Kurti ka cfare ka,po ketu ka te drejte.Amerika e ka frike Rusin,per ti bere qejfin Rusit,bejne keto qelpsilleqe ne kurriz te Shqiptareve te Kosoves.Pse e kerkon Asosacionin Serbia dhe duhet te behet.Jo kurre Asosacion i cili eshte Shtet brenda Shtetit.E kam thene dhe here te tjera,po u be Asosacioni,Veriu i Kosoves mbas nje viti i kalon plotesisht Serbise,me nje Referendum te thjeshte.Jane metodat e Rusise,e beri tani ne Ukraine.Kurti me mire te beje doreheqje,por jo Tradhti.Asosacioni eshte plani i Europjaneve ne favor te Serbise,ku dhe Amerika po e shet Bythen tani.

          Përgjigjjuni
          1. Çekiçi

            Kush i beson ketijë Albin mutit te birit te qenit e te birit te kurves i cili se bashku më kurven e Mitrovices më baben spiun dhe më vjehrrin SPS i Millosheviqit Falë ketyre faqezive sot çlirimtaret jan në Hagë Keta dy faqezi po mos te kishin frigë nga populli çlirimtar vullnetarisht do ja dorzonin Serbisë Kosoven Vjosa per hater te babes spiun Albini per hater te dashnores te bijes se ministrit serb i cili e liroj Albinin nga burgu si te dashur te vajzes se tij dhe per spiunimet qe Albini ju bëri krerve te UÇK

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mero gazetari

              Cfare kuptohet me asociasion dhe ku ndryshon nga komuna/bashkia?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shpalosësi

                Albin Kurti ne Berlin, E njoftoi opinionin per asociacionin nje etnik. Serbia duhet t'i formoje 16 asociacione nga qe ne Serbi jetojne 16 pakica. Diplomateve perendimor po ua sjell keto fakte te cilat jane publikuar jo plotesisht nga drejtori i institutit te historise ne Beograd Dr. Miomir Gatalloviq: "ne daten 12.09 1959 me propozim te dy politikanve serb, anetare te KQ te LKS: Petar Stambolliq dhe Sllobodan Peneziq Kercun, Kosoves i jane bashkangjitur ne veri 3 komuna me popullate serbe: Leshaku, Zubin Potoku dhe Leposaviqi me nje siperfaqe 190 km2," KURSE Kosoves i jane shkeputur tri komuna Presheva, Bujanoci dhe Medvegja me 1249 km2. Ky vendim ka hyer ne fuqi ne daten 01.01.1960. Serbia me kete vendim e ka ndryshuar strukturen demografike dhe e ka siguruar eksploatimin e pasurive nentokesore te Trepçes me fuqine punetore serbe. Mitrovica e Veriut nuk i eshte bashkangjitur Kosoves. Pretendimet e Serbise jane mashtruese por bindese per diplomatet perendimor qe nuk kane njohuri dhe qe me vonese i kuptojne Intrigat e Serbise. Serbia eshte e interesuar, nese pranohet asociacioni, te jete sa me afer pasurive nentokesore te Trepçes. Po te realizohet Asociacioni nje etnik i komunave veriore , do t'i hapat rruga Serbise per t'i bere hapat vijues ne vazhdim ndaj Malit te Zi dhe Bosnjes. Serbia nuk ka kerkuar kurr kthim te teritoreve sipas vendimit te dates 12 09.1959, qe Leshaku, Zubin Potoku dhe Leposaviqi (190 km2) t'i kthehen Serbise dhe qe Kosoves ti kthehen Presheva, Bujanoci dhe Medvegja me 1249 km2. Besoj qe ju ofrova mjaft argumente per analiza te shendosha. PRANDAJ NUK DUHET LEJUAR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT NE BAZA ETNIKE. Albin Kurti duhet te mbeshtetet nga gjithe shqiptaret PA REZERVE. Nuk duhet bere shkembin apo ndrrim teritoresh por KTHIM TERITORESH, i kthehen Serbise 190 km2 dhe i kthehen Kosoves 1249 km2. Përgjigjjuni

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje