
Ministria e Energjetikës së Greqisë ka njoftuar gjatë ditës së sotme sipas mediave lokale për nisjen e shpimeve me qëllim kërkimin e gazit dhe naftës në dy zona të rendësishme për grekët siç janë deti Jon si edhe rajoni përreth Kretës ku pritet të zbulohen sasi të mëdha gazi, raporton abcnews.al.
Protothema raporton se gjithçka është në rrugën e duhur dhe shpimet do të nisin në të dyja zonat njëkohësisht, ndërsa ne shqiptarëve na intereson pikërisht blloku i dhënë përreth ishullit të Korfuzit, i cili është fiks përballë ujërave tona territoriale.
Shpimet e grekëve nisin ndërkohë që nuk është zgjidhur ende çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila është dërguar për shqyrtim në Hagë.
Për grekët është i rendësishëm i gjithë territori i detit Jon pasi pritet që aty të gjenden sasi të mëdha gazi, i cili do të jepte një dorë të mirë për ekonominë greke.
Greqia ka deklaruar më herët shtrirjen e ujërave të saj territoriale në 12 milje duke shkaktuar një tension të madh me Turqinë, ndërkohë që prej vitesh diplomacia greke përpiqet që të arrijë një marrëveshje favorizuese me Shqipërinë, të cilën më pas ta përdorë si shembull edhe për zgjidhjen e problemeve më të mëdha me turqit. /abcnews.al
Nëse zona e kërkimeve për gaz, - siç shkruhet, - është shtrirë në bllokun e shënuar me ngjyrë portokalli, atëhere çfarë lidhje ka kjo pjesë e Detit Jonë me Shqipërinë ,që shktrihet mes Peloponezit e Kretës? Në titull thuhet se filluan shpimet. Në shkrim shënohet se "shpimet do të nisin në të dyja zonat njëkohësisht.". Pra..do të nisin.. Ky lajm ka vite që është bërë publik..Sigurisht të dy vendet janë anëtare të NATO-s dhe askush nuk ka të drejtë të shkelë ujërat teritoriale të tjetrit..
Po lideri yne cfare ben ? foto me Makronin ,te ankohet dhe ky sic bejne keta me turqine , se grqise kur i futet turku dhjet dhe i qahet evropes ,po me ne pse ben te fortin ?
Edi Rama nuk duhet te lejoje greqine te germoje ,Ai gaz aty eshte kontribut i gjysherve e stergjysherve tane,Pordhet e tyre jane grumbulluar dhe do greku te na i marri,Jo vjedhjes se pordheve Ilire dhe pellazge sepse sipas Kocaqit ishin me ere parfumi natyral.
Lajm i marr nga ABC News per te bere klikime.
Ka te drejt greku , shqipnia ka vdek me Enverin , si del mo njeri per zot.
O trimat e shqipetise londineze. Mos ikni nga vendi i juaj me gomone . Dilni zot vendit se vendin e keni te pasur dhe te bukur. Mos u beni argat te grekve e shkojeve. Mbroni vendin nga hajdutet e politikes ne Tirane dhe merrni je duar fatin dhe ardhmerine e femijve tuaj.