Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase

11 Nëntor 2022, 21:00Rajoni TEMA

Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 31 maj të vitit 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që ndërhyri në zgjedhjet amerikane. Ai po ashtu ka edhe shtetësi ruse, shkruan REL.

Kjo u bë e ditur të premten, më 11 nëntor, nga deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Misllososki dhe Rrjeti ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN.

“Jo vetëm narko-mafiozët e njohur Sedat Peker dhe Jovan Vukotiç kanë marrë shtetësi maqedonase. Lista e atyre që kanë paguar ‘taksa më të shtrenjta’ tek Oliveri (Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Brendshme) është më e gjatë. Politikani i arratisur ukrainas nën sanksione amerikane, merr shtetësi maqedonase”, ka shkruar Milloshkoski në Facebook.

Sipas të dhënave të Qeverisë, Onyshenko kërkesën për shtetësi maqedonase e ka paraqitur në vitin 2021, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kanë dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, por edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Në mbledhjen e qeverisë, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.

2 Komente

  1. L
    Le communisme, le parti de la paix et de l'amour

    Maqedonia dhe Ukraina jane shume me afer edhe pse kilometra larg, me larg nga Shqiperia e Kosovo(*Fusha e sorrave, me duket, ne Serbisht). = Kur ata qe flain shqip dhe jane turkeli po bombardoheshin nga helikoptere , pak e dine qe ata ishin helikoptere ushtarake UKrainas. Kurse, Idjoti i dobishem, si Kryeminister dhe Lali i Pemeve, jo barit, shkuan ne Ukraine sikur te ishin Biden apo Merkel. Se jane budallenj, Austriaku, Danezi apo Hollandezi...etj.. = Kohet e fundit Ukraina, perseri i premtoi Serbise qe nuk do ta njoh Koqoven shqipfolese.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gos / tivarasi

      Po Amerika, a nuk po shef se shtetarët sllavë, në fakt zotërinjtë hegjemonistë, janë RUSOSHOVENOFILË. Po, po, na gjuanin helikopterët e së atëhershmes Rusoukrainase dhe deputeti ukrainas, mysafir në Kuvendin e Dardanisë, shprehu miqësinë ndaj nesh shqiptarëve dhe druajtjen se duhej shembur mentaliteti ortodoks brenda disa politikanëve ukrainasë. Mirëpo, ukrainasit luftojnë edhe për mua, edhe për ty, edhe për gjithë Evropën.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje