"NATO shko në shtëpi”: Serbët e veriut nisin rezistencën ndaj Perëndimit!

13 Nëntor 2022, 13:10Rajoni TEMA

 

"NATO shko në shtëpi”: Serbët e veriut nisin

Pranë sheshit kryesor në Mitrovicën Veriore, mëngjesin e kësaj të diele janë parë grafike të vendosura në rrugë e ku shkruan “Nga data 21 nëntor është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap”.

“Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore”, “NATO shko në shtëpi”, “Kjo është Serbi. “Brigada e Veriut po rritet dita-ditës”, raporton mediumi serb Kossev.

Shkronjat me ngjyrë të kuqe, të kaltërta dhe të bardha, janë të dukshme pranë monumentit shtatores në pjesën e sipërme të shëtitores kryesore dhe një pjesë të rrugës kryesore.

Ndërkaq zyrtarë të Bashkimit Evropian nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) iu kanë thënë mediave serbe se frika më e madhe për eskalimin e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës është fakti se në veri “ka grupe ekstreme të pakontrolluara”.

Duke iu referuar vendimit të sekuencionuar të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave dhe tërheqjen e përfaqësuesve serbë nga të gjitha institucionet kosovare, theksohet se këto lëvizje e bëjnë situatën “të mbushur me rrezik” dhe shtohet se “ka edhe grupe ekstreme të pakontrolluara”.

“Situata është shumë shqetësuese për ne sepse minon punën e palodhur shumëvjeçare në mbështetje të përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe e vë atë në rrezik real”, nënvizon burimi i agjencisë së lajmeve ‘Beta’.

2 Komente

  1. G
    Genti

    Kontrollin ne veri te Kosoves ne aspektin e sigurise e ka patur KFOR-i dhe EULEX. Pse deri me sot nuk kane nderrmare aksione per mbledhjen e armeve dhe spastrimin nga bandat e armatosura te nxitura dhe mbeshtetura nga Beogradi ?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Ky eshte plani Kurt-Vuciq per ta marre falas Veriun. Kurt Rrumpalla dhe Sali serbi jo pa qellim sabotuan shkembimin e territoreve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje