FOTOT: Zjarret në Greqi, anija kthehet në spital për të strehuar pacientët

22 Gusht 2023, 10:06Rajoni TEMA

FOTOT: Zjarret në Greqi, anija kthehet në spital për të

Spitali i Aleksandoupolis është evakuuar dhe pacientët janë strehuar në një anije e cila është përshtatur si spital.


Vendimin për evakuimin e spitalit të Aleksandoupolis e mori zëvendësministri i Shëndetësisë Marios Themistokleous dhe presidenti i EKAV Nikos Papaefstathiou, të cilët udhëtuan drejt qytetit mbrëmjen e së hënës.

Vendimi për transferimin e pacientëve me autoambulancë në njësitë shëndetësore të Rajonit të IV-të Shëndetësor, është nxitur nga përhapja e zjarrit, i cili që nga orët e para të së shtunës është përhapur edhe në vendbanimet e Komunës së Aleksandropolit.

Jashtë u ngritën tenda për incidente të rënda, ndërsa kuvertat e anijes u shndërruan në reparte. 

 

Lini një Përgjigje