"Vuçiç dëshiron vetëm paratë e BE-së, s’e do anëtarësimin"

22 Gusht 2023, 09:31Rajoni TEMA

"Vuçiç dëshiron vetëm paratë e BE-së,

Studiuesja amerikane, Ivana Stradner ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por paratë e tij.

Sipas saj, Vuçiç e do vetëm rrugën drejt BE-së pasiqë ka nevojë për para në mënyrë që të mbijetojë në politikë.

Këto komente Stradner i bëri në rrjetin social “X” ku ka bërë share shkrimin e kryetarës së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte shkruar rreth takimit që kishte pasur në Athinë me Vuçiçin.

“Rruga në BE apo anëtarësim në BE?

Vuçiç dëshiron rrugën drejt BE-së, sepse ai ka nevojë për paratë tuaja për mbijetesën e tij politike. Ai nuk dëshiron anëtarësimin në BE”, ka thënë Stradner.

 

Lini një Përgjigje