"Greqia po ndërton marrëdhënie joformale me Kosovën", vizita e Kurtit në Athinë alarmon ish-diplomatin serb

21 Gusht 2023, 13:59Rajoni TEMA

"Greqia po ndërton marrëdhënie joformale me

Ish-kryediplomati serb, Zoran Milivojeviç ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Greqi dhe mundësinë që Athina të lëvizë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur se “rregull në diplomaci është që kurrë të mos thuash kurrë”.

Kryeministri Kurti, do të marrë pjesë në darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Maximos. Ai është në mesin e të ftuarve të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka bërë bashkë liderët e rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit të Selanikut.

Ndryshe prej pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës (Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qipro), shteti grek ka luajtur rolin më bashkëpunues diplomatik, duke dërguar e pritur delegacione qeveritare, prandaj për ish-diplomatin serb “gjithçka është e mundur” në këtë aspekt.

“Ata kanë ngritur në nivel ambasade zyrën ndërlidhëse që kanë në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Greqisë [Nikos Dendias] ka vizituar Prishtinën dy herë vitin e kaluar dhe këtë vit, prandaj politika greke ka qëndrim aktiv ndaj Kosovës si entitet, ndonëse nuk e kanë njohur si shtet”, ka thënë Millivojeviç, transmeton “Greek City Times”.

“Greqia nuk ka hapësirë tjetër për performancë dhe afirmim të interesave të saj strategjike përveç Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, që ndoshta të përputhet me Turqinë, rivalin e saj kryesor, por edhe për të forcuar pozicionin e saj brenda BE-së dhe NATO-s”, ka shtuar Milivojeviç.

Kërkesa e Kosovës për njohje ekziston në Athinë prej shumë vitesh. Qeveria e Greqisë gjithashtu është treguar mjaft e hapur për bashkëpunim, duke pritur delegacione kosovare dhe duke bërë shpesh vizita zyrtare në Prishtinë.

Greqia ka qenë për një kohë të gjatë “mosnjohëse e butë” – përderisa nuk ka lëvizur drejt njohjes aktuale, ajo ka qenë mjaft e ngrohtë dhe konstruktive ndaj Kosovës në aspektin praktik. Madje,  ajo ka zhvilluar marrëdhënie më të afërta me Kosovën në krahasim me shumë shtete njohëse.

6 Komente

  1. B
    Bato

    Ska lidhje me njohjen! Qellimin i fteses, ne kushtet kur Shqiperia u perjashtua, eshte percarja kombetare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Shume e drejte, kerkon te percaje shqiptaret. Albini del ne foto edhe me qenin e Micos, boll qe tre tregoje se ka dale jashte shtetit, nuk e ka izoluar Amerika dhe Europa.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tropoja

      Po bravo shyqyr,Kurti njeri vizionar di te ndertoje mardhenie dhe ura bashkepunimi.Nuk eshte nga ata qe i mbyllet dera.

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        O Tropoja qe ke mbetur akoma 100 vite mbrapa. Sa eshte vizionar ky i imi aq vizionar eshte eshe Albini. Ky legeni Grek ka therritur Albinin per ti bere karshillek Rames o bryl. Rames nuk i rruhet as per njerin dhe as per tjetrin. Albini shume shpejt do shporret nga qeveria. Te keshilloj ta marresh ti ne Tropoje.

        Përgjigjjuni
      2. K
        KOSOVA

        Edi Mashtrusi,eshte per zajdenicen ne veri te Kosoves,me dhimje duhet ta them per inate te mashtruesve sikur eshte rama,edhe une jam per "zajednicen greke ne jug". Ata qe mendojne se shume shpejt do te shporret Albini nga kreu i qeveris,e kane shume gabim,POPULLI SHQIPTAR I KOSOVES ESHTE ME ALBININ.Vetum nostalgjiket jugosllav,kriminelet dhe zhvatsit e Kosoves, jane kunder tije,jan pak shume pake dhe kote e kane...do te pelcasin te mjeret dhe te shiturit nga inati.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yyyppp Xhixhi

          Te shkerdhefsha motren me kallam, ty dhe tere kosovrymeve si puna jote. Ahhhh ne u shkerdhefte serbi prape si ne ‘99, ne Turqi ta mbani frymen se ketej do u shkerdhejme me fort o robqira shtet e njerez. Ptuuu dobica te mbjelle me shurre jeniceresh selxhuk. Robt ty, Al Bin korrakut, Sali sheqeres, Like Mutas, Micos se Taqit, Beler leshvetullkarit

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje