
Gazeta britanike “The Sunday Time”, i ka kushtuar një artikull procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve.
Artikulli fillon me faktin se intervenimi i NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999 ishte definuar si përgjigje kundrejt krimeve serbe të luftës dhe mizorive ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që ridefinoi ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit si ndërhyrje në baza humanitare.
Mes të tjerave, në artikullin e titulluar:“Ata janë heronj kombëtar të Kosovës-tani të akuzuar për krime lufte”, gazeta përmend se si udhëheqësit britanikë dhe amerikanë, ish-kryeministri Tony Blair dhe ish presidenti Bill Clinton, nderohen si heronjë në Prishtinë. Në këtë rast, përmendet statuja e Clintonit në “Bulevardin Bill Clinton” dhe me pagëzimi i fëmijëve kosovarë me emrin “Tonibler”.
“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhuj, historia e suksesit të NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e thartë”, -shkruan “The Sunday Times”.
Në artikull përmendet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për “The Sunday Times”, ka thënë se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s.
Pas publikimit të këtij artikulli, të njëjtin e ka ndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe Kryeministri Kurti, duke njoftuar se ka pasur bisedë me autorin e tij, gazetarin Matthew Campbell. Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”.
“Është kënaqësi të flas me Matthew Campbell për artikullin e sotëm. Diskutuam për mirënjohjen e Kosovës ndaj Britanisë së Madh, për rrezikun që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, ka shkruar Kurti.
Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”. Në vazhdimësi gazeta rikujton se forcat serbe ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të mizorive në Kosovë dhe ndërsa disa u gjykuan në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, shumica e atyre që ishin përgjegjës për spastrimin etnik, përdhunimet dhe krimet e tjera në Kosovë, nuk janë dënuar kurrë.
Nje komb, nje shtet, nje kombetare. Rruget e tjera te cojne ne goje te ujkut serb.
Fjale me vend. Heroi jone, Gjergji i Madh i Kastrioteve, na ka lene nje amanet qe te qendrojme gjithmone te bashkuar. Kosova eshte krahine e Shqieprise dhe te gjithe ne duhet qe te kontribojme sado pake per bashkimin e saj me trungun e shtetit ame. Ata qe kerkojne te fusin percarjen midis shqiptareve ne Kosove dhe atyre ne Shqiperi apo gjetke, jane vec tradhetare dhe sherbetore te serbeve e neo-grekeve.
Me ne fund dikush nga vendi ku shqiptareve i kan ardhur te gjithe Te Kqiat ,duke jaq dhuruar Kosoven me 1913 ne menyren me Arbitrare serbise , thot nji Te Vertete : Kreret e UCK-se jane Heronjt e popullit te tyre ,pa te cilet nuk do ishte kjo Kosove e Lire dhe e pamvarur sot .