
Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jenë të pranishëm në sallën e gjykatës në Hagë, gjatë fazës kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve në Gjykatën Speciale. Kështu raporton sot “Klan Kosova”.
Sipas një dokumenti zyrtar, SHBA ka paraqitur një sërë kërkesash në përputhje me Rregullën 107 lidhur me dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003. Këto kërkesa përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të pyetjeve gjatë ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, si dhe që kundër-ekzaminimi të mbetet brenda të njëjtit kuadër dhe të përqendrohet vetëm në çështjet që prekin besueshmërinë e dëshmitarit.
Gjithashtu, dëshmitarit i jepet e drejta të mos përgjigjet për pyetjet që mund të cenojnë konfidencialitetin, ndërkohë që përfaqësues të autorizuar të qeverisë amerikane do të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë.
Autoritetet amerikane pritet të dorëzojnë zyrtarisht kërkesën për këto masa në një afat sa më të afërt.
Ndërkohë, kujtojmë se më 18 gusht të këtij viti, pala mbrojtëse ka siguruar miratimin nga SHBA-të për të paraqitur dëshminë e të njëjtit dëshmitar – 1DW-003 – i cili mbetet anonim për publikun.
Gjithashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime në lidhje me pyetjet që mund t’i drejtohen këtij dëshmitari, duke kërkuar njëkohësisht që zyrtarët e saj të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje.
Ju dha mundësia dy herë ti jepte fund jetës (kur kishte babain në spital dhe kur vdiq) por s'e shfrytzoj këtë mundësi.Preferoj të kalbet në qelit e Hollandës.
@@Na ishte Thaci....ti qe fshihesh pas kesaj je nje Kurve -Kosovare-e mbarsur nga Koqe Serbe.. Hashim thaci ka qene dhe do te jete--ai eshte HERO KOmbetare....spiunet e LDK-s dhe WW-sjes...te hane nje Mute....lol
Me t’than t’drejten po t’baj be,,,, o pisa syte ju placin,,,, bravo ti o Shqipe Free,,,, per heroin Hashim Thacin,,,,, ty trim te lindi nana,,,, je drague thot Kurbini,,,, ka pi qumeshtin me zana,,, n’Drenice njaj Hashimi,,,, ,,, Ah mor burre ,burre i dheut,,,je si Shqipje krenare,,,, je sternip i Skenderbeut,,,, je yndyra e tokes shqiptare,,,, Dardani me shume plage,,,, qe po t’hapin keto hafije,,, bijte e tu qe ke ne Hage,,,,, jane si Shqipe krenarije,,,,, rrifte e qofte Hashim Thaci,,,,, ai bashke me ato shoke,,,, nga Drenica, Llapi e Laci,,,, krenari ju ka kjo toke,,,,
Bravo Amerika! Jack Smith eshte nje prokuror i deshtuar, dhe turperon Ameriken duke mbajtur ne burg udheheqesit e UCK vetem per te siguruar sa me gjate rrogen e tij te majme.