Grenell sulmon John Bolton, si njeriun që donte të ndante Kosovën

25 Gusht 2025, 18:17Rajoni TEMA
Grenell sulmon John Bolton, si njeriun që donte të ndante Kosovën

John Bolton është në një furtunë të re në jetën e tij, pas shërbimit si këshilltar i Sigurisë Kombëtare nën mandatin e parë të Donald Trump, teksa Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka zhvilluar bastisje në rezidencën e tij, lidhur me një hetim të profilit të lartë që përfshi të dhëna të ndjeshme.

Mirëpo mbi Boltonin, përtej seriozitetit të situatës së tanishme, duhet të rëndojnë edhe hijet e së shkuarës, me në krye një “kthim pas të kohës” nga Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Trump sot, për krizat globale, kur në të shkuarën ka shërbyer si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell, përmes një publikimi në median sociale X, ka sjellë në vëmendje një intervistë të tijën më 18 qershor 2020 në Fox News.

Kohërat ishin të tjera dhe të ndryshme, por i njëjti personazh ndodhej në furtunën e syrit mediatik: John Bolton. Edhe pse për arsye krejt të ndryshme.

Përkundër hetimeve shumë të forta të tanishme, asokohe Bolton pati shkruar një libër, për të cilin u akuzua për përfshirjen e materialeve sekreteve presidenciale dhe për keqpërdorim të tyre.

Grenell vetë, ishte në ballë të betejës mediatike dhe ai theksin e vinte në dy pika: Një luftë e mundshme me Iranin dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Për të parin, e bënte të qartë se Trump nuk donte në asnjë mënyrë të përfshihej në luftë. Aq më pak me Iranin. Ishte Bolton, sipas Grenell, ai i cili kërkonte këtë gjë.

Por më së shumti, ai u ndal te çështja e Kosovës dhe te një aspekt veçanërisht: Shkëmbimi i territoreve.

Ky i fundit pati dalë në skenën mediatike si një variant i mundshëm.

Koha kur Grenell jep intervistën, paraqet një hark kur marrëveshja e Washington ende nuk ishte firmosur mes Avdullah Hotit dhe Alexandar Vuçiçit.

Vetëm se, ai pohon se pati dëgjuar shumë shpesh teorinë e shkëmbimit të territoreve, edhe nga vetë eksponentë politikë të të dy palëve.

Kur pyeste – sipas Grenell – se ku e kishin dëgjuar këtë variant, palët drejtonin gishtin te një emër i vetëm: John Bolton!

“Dhe kjo nuk është politika e Trumpit”, shtoi Grenell në intervistën e asaj kohe në Fox, “por kur gërmon thellë, të dyja palët thonë: ‘Epo, kjo është ajo që tha John Bolton’”.

Njëjtë edhe sot, në një kontekst të ndryshëm, Grenell paraqet tashmë Boltonin nën hetim, ndërsa “goditjen” e jep me një diçiturë të thjeshtë: “Pas në kohë, kur John Bolton i injoronte politikat e shefit të tij dhe ndiqte agjenda vetjake (Iran, Kosovë, Serbi)”.

Çështja duket se do të vijojë gjatë.

4 Komente

  1. I
    Ilir Metaj

    Po sikur ky Bolja rrin tere diten duke folur me Robert Kaken gazetarin e Salehut me origjine nga Kosova

    Përgjigjjuni
    1. Manhatan

      Foli dhe ky bythqiri shoku i EDramës, Lal Plehut dhe Bleona Qerrezit kutvës se kabareve

      Përgjigjjuni
      1. k
        kxp

        Trump,Grenell jane kurva Putiniane. Bolton eshte bajge pro-serbe qe paguhet nga lobi serb.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Konfjuzi.

          Nje shkrim fare konfjuz. Ishte Greneli qe rrezoi Kurtin nga pushteti qe kundershtonte bisedimet perfshi edhe "shkembimin e territoreve". Ne thelb "shkembimi i territoreve" doli si kompensim per "faljen e territoreve te populluar me serbe" nga ana e Kosoves Serbise. John Bolton ishte per te kompensuar Serbine me territoret e Kosoves dhe vet Greneli me administraten e Trampit ishte per "shkembim territoresh"...Nejse, ai qe e ka shkruar artikullin merr ne konsiderate respektin per Albinin si Baca i Dardhadhadhjeses, qe punonte per serbin ne ate kohe....Me sa duket Sali Berisha ka pjelle edhe ne Kosove e e perdredhin muhabetin njelloj si sala sipas drejtimit te eres...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje