Heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe, Kurti i ashpër me BE-në: Vendim i padrejtë

23 Korrik 2024, 15:50Rajoni TEMA
Heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe, Kurti i ashpër me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të padrejtë dhe të dëmshëm” vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Ky vendim, sipas tij, është “edhe dekurajues për integrimin e serbëve të Kosovës”.

Por, shtoi Kurti, “ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë në vendimet e Brukselit”.


Kurti i bëri këto komente për gazetarët, gjatë përurimit të disa hapësirave të rinovuara në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e morën vendimin e lartpërmendur më 22 korrik.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.Serbët e Kosovës, që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, janë aktualisht të vetmit qytetarë të Ballkanit Perëndimor që u duhen viza për të udhëtuar në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.

Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për ta qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Kosova nuk i njeh pasaportat e Drejtorisë Koordinuese të Serbisë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme serbe në Beograd, dhe mbajtësit e tyre nuk mund të fluturojnë me to nga Aeroporti i Prishtinës.

Autoritetet në Kosovë i inkurajojnë qytetarët serbë që të pajisen me pasaporta të Kosovës.

Qytetarët me pasaporta biometrike të Kosovës gëzojnë liberalizimin e vizave nga 1 janari i këtij viti./REL

8 Komente

  1. Z
    Zdravo VV

    Kurtoviç është mëritë e jotja po e kthen Serbinë në Kosovë Boll gënjeve Boll mashtrove Je injorant mashtrues dhe faqezi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Nepi Kurtovic! Sa te thyesh hundet

      Përgjigjjuni
      1. Z
        ZDRAVO ish VV - GËNJESHTARI FUKSIONAL

        Ky është dhe kreu i Qeverisë janë kumbar i të gjitha të zezave që po ndodhin shqiptareve në Kosovës. Me këta të VV jemi nën sanksione, të izoluar nga bota demokratike, skajshmërish me varfëri, nepotizëm, korrupsion e autokrati që ka kap institucionet e pavarura të shtetit, që dërguan në Hagë , Heronjtë e Paqes dhe Luftës dhe gjithçka ligë që po e gjënë Kosovën. Tash pasi ia plotëson dëshirat Serbisë - Vuçiqit gjenocid, sulmon SHBA, SHQIPËRINË, BE DHE VENDET DEMIOKRTIKE dhe natë e ditë me fjalor arrogant frikon qytetarët me luftë të cilën projektojnë mendje prishurit analfabete funksional.

        Përgjigjjuni
        1. p
          prec ulaj

          Serbija i ka fut karremin Albin Kurtit, dhe shume shpejt po e zapton perseri Kosoven. Albini grindet kot, per te fituar besimin e disa votuesve, me se tepermi te atyre qe jetojne jashte Kosoves, ne Amerike dhe Gjermani. Me votat e emigranteve, Albini kerkon perseri te fitoje. Te shikojme se cfare mendon Vjosa Osmani, duket sikur nuk do bej aleance me Albin Kurtin. Vjosa Osmani ka zgjedhur Ameriken, jo Albin Kurtin.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            EDHE KUR BE BEN PUNEN E QEVERISE SE ALBIDRNOVICIT (QE SERBET E KOSOVES TE LAJISEN NGA KOSOVA ME PASAPORTA) KY PRAP NUK ESHTE DAKORT .......DHE KOQEVART E LAVDEROJNE SE PO LUFTON KUNDER SHBA DHE BE DHE PO PERPIQET TE BASHKOJE KOSOVEN ME SERBINE.........SKANE FAJ ,E SHIKOJNE QE ME SHQIPERINE NUK ESHTE SE I LIDH NDONJE GJE (PERVEC GJUHES QE EDHE AJO ESHTE OER TE QARE) KURSE ME SERBINE KANE HISTORI SHUME TE GJATE.......ESHTE E VERTETE SE SHUMICA E TE ASHTUQUAJTURVE SERBE JANE SHQIPETARE ORTODOKSE RRETH 90 PERQIND ....... DHE NUK ESHTE SE KA NDONJE TE KEQE POR TE MOS E NXIJNE ME SHQIPERINE DHE ME SHBA E BE....ESHTE E THJESHTE........DUAM SERBINE DHE MBAROIASKUSH NUK I DETYRON...

            Përgjigjjuni
            1. z
              zzz

              Po nuk duan serbet e kosoves te ken te njejte pashaport me myslymanin,,,,,e duan pashaporten me kryq ,,,ne shqipri po eshte rrumpall ,,,,pashaporta me rosakun e zi me dy krer ,,,dhe hec bab,,,

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drini

                Ah more Al- bin el salemi, harroi europa te merrte leje ty. Gjynaf je gjith ai filozof po e con popullin e kosoves nga sanksionet ne sanksione. Po thuaj kusari- liles ti rrafi nje telefon radojcicit ai me siguri e rregullon ket pune.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Po sikur VV te shpallet organizate nongrata?!

                  Uaaaa sa keq, BB nuk ka pyetur xhigandin serb te VV per vizat e qytetareve serbe ne Kosove. A nuk ju duket o dardane te mjere te VV se do vjen koha te merrni edhe ju pasaporta serbe qe te mundeni me udhtue pa viza neper Evrope? A e imagjinoni se Kurti do shpallet nongrata se bashku me VV, e perpasoje nuk do lejohi fare te udhtoni as me viza neper Evrope? Pa viza do shkoni ne Serbi e Rusi sepse aty e keni zemren ju trullana.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje