“Kafe” me prokurorë e gjyqtarë? Ministrja e Drejtësisë së Kosovës thirret nga 'Specialja'

22 Korrik 2024, 17:27Rajoni TEMA
“Kafe” me prokurorë e gjyqtarë? Ministrja e

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. 

Haxhiu është ftuar për të sqaruar deklaratat e saj dhënë në televizionin “Dukagjini” lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara.

Gjatë emisionit, Haxhiu kishte thënë se prokurorë e gjyqtarë i kanë çuar fjalë për kafe “për tu marr vesh për çështje të caktuara” por që ajo nuk kishte pranuar.

Gjithashtu, Haxhiu është pyetur rreth postimit të saj në rrjetin social  Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur me arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.

Haxhiu pati shkruar se kishte informata nga institucionet e sigurisë se disa arratisje që kishin ndodhur së fundmi në Kosovë, përfshirë edhe Faton Hajrizin ishin nxitur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.

Intervistimi i Haxhiut për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdojë edhe nesër.

1 Komente

  1. Z
    Zdravo VV

    Shkurt dhe shqip pa as nji dilemë Albulena Haxhiu është fajtore per vrasjen e FATON HAJRIZIT Çfar ministreshe është kjo kur vet deklarohet se sigurinë e burgjeve te Kosoves e kontrollon Serbija dhe po del qe fraza e Kadri Veselit për fat te keq po bëhet realitet më ketë qeveri fëminore dhe më këta praktikanta I madhi Kadri Veseli në Kuvendin e Kosoves pat deklaruar se më ardhjen e Albinit në pushtet Serbija do te kthehet në Kosovë Këtë gjë tani e pranoj edhe Albulena publikisht qe burgjet e Kosoves i kontrollon Serbija Ministrja Albulenë dhe ministri Xhelal Cfeklla orë e më parë per deklaratat e tyre idiote duhet te jepin dorheqje dhe te pergjigjen penalisht

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje