Policia e Kosovës ka konfirmuar të dielën shpërthimin me granatë dore në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Sipas informacioneve të autoriteteve të sigurisë, granata është hedhur në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale afër Ujmanit, nga një apo më shumë persona të panjohur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë”.
“Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhura me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës.
Kjo pjesë, ashtu si të gjitha të tjerat e vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim”, shkruan Kurti në një postimi në Facebook.
KUR NUK ESHTE ALBINI LEGNENDA PREZENT MUND TE SHESIN PORDHE SERBET.......
Po se e kan qire neper biruca kur UCK luftonte dhe e kan frike se iua e merr ne goje . Ik mor moterqir me keto perralla
As Serbise dhe as ty oersonalisht nuk te intereson qetesia ne Kosove Albin, sepse ju bashke keni te njejtin qellim, pra kthimin e Kosoves nen Serbi.
Shkjaut kurre nuk guxon te provoj kthimin ne Kosove. Kete shkjau e din mire, ai vetem leh kashtu sikur ti. Fat i keq per ty dhe shkjaun. Se aty me Bejleret e Dhulet e Gjikuriate e keni rregulluar dhe tani te ka mbetur vetem te merresh edhe me Kosove. Ik shko merr 300 eurote se po afrohet muaji.