Deputetja britanike: Të mos i lejojmë aktorët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë

21 Korrik 2024, 12:58Rajoni TEMA
Deputetja britanike: Të mos i lejojmë aktorët

Deputetja britanike Alicia Kearns është takuar në Britani me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërsa ka ndarë në Facebook disa foto nga takimi me Osmanin, deputetja britanike shkruan se është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që të mos lejohen aktorët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë.

Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë aktorët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.

Kujtojmë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Britani mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

 

1 Komente

  1. d
    dsa

    Deputetja britanike duket qarte qe eshte transgjinore dhe sipas ketij afrimiteti dhe pamje qe i ben me nder Presidentes Os-man-i ja paska terhequr edhe nje te qire ne darke.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje