“Ka gjëra të çuditshme në gjithë këtë histori” - Vuçiç flet për vrasjen e shqiptarit në Serbi

20 Korrik 2024, 09:43Rajoni TEMA
“Ka gjëra të çuditshme në gjithë këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për herë të parë pas ekzekutimit të Faton Hajrizit nga policia serbe, pasi e akuzonin si autor i vrasjes së efektivit serb.

Sipas tij, autoritet e Serbisë kanë kryer punën e tyre, teksa shton se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe shprehet se “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”. Presidenti serb pretendonte më tej se “Faton Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.

“Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Vuçiç, raporton Alo.rs.

Më tej Vuçiç, shtoi se Faton Hajrizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000 dhe thotë se është e çuditshme se reklamohej në rrjete sociale dhe kritikonte qeverinë e Kosovës.

“Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, ka thënë ai. Presidenti serb u shpreh gjithashtu se sipas tij, Hajrizi nuk ishte person që kërkonte shpëtim.

“Ai nuk ishte dikush që kërkonte shpëtim, imagjinoni të arratisej nga burgu dhe të shkonte në Gjermani”, tha ai Vuçiç.

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Rusoserbet,jane mjeshter jane profesionalist ordiner per te thurur dhe hedhur ne hapesire intriga te ketilla.Se si qendron e verteta mbase do marri pak kohe,por len shum per te deshiruar qe vucici vet me putin e me dacic te mgrejne skeletin e nje dinasori.Fatoni eshte viktime e institucioneve te R K, mungesa e psikologeve,edukatoreve per ta udhezuar ne rruge te mbare,ja muaren jeten nje djali shum te ri .E lan me pranga ne qelit e erreta,aty vet keta institucionet e burgjeve e shenderruan ne nje djal agresiv.Armiku rastin e keti viktime do te lakoj si te doj ashtu sic ja duan intersat,por nje faktor eshte shum domethenes kur ky mesazhin e fundit e thote: kurr i gjalle ne duart e armikut.Prinderit te kethejne dhimbjen ne force,Fatonit shpirti i pushofte ne parajse..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje