I riu hyn brenda gjimnazit në Athinë me thikë dhe çekiç, plagos drejtorin dhe një nxënës

26 Mars 2024, 11:15Rajoni TEMA
I riu hyn brenda gjimnazit në Athinë me thikë dhe

Autoritetet greke janë alarmuar mëngjesin e kësaj të marte pasi një 19 vjeçar gjeorgjian hyri në një shkollë të mesme në Athinë me një thikë dhe çekiç, duke lënë të plagosur një nxënës nigerian dhe drejtorin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, sipas asaj që raportojnë mediat vendase.

Sipas raportimeve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i sulmuesit ka pasur me studentin nga Nigeria.

Dy fëmijët ishin grindur dhe sot vëllai i madh ka shkuar të hakmerrej.

Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës.

Autori është vënë në pranga.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit.....

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      O koqe, te pakten lexoje artikullin para se me thene gomarllekun e rradhes. Me qe perton me e lexu, po ta them une me dy fjale. Behet fjale per vellezerit e tu nga Nigeria, qe jane sulmuar nga nje gjeorgjian. Hajde gremisu andej nga ke ardhur, vemje me dy kembe ...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje