Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

25 Mars 2024, 13:03Rajoni TEMA
Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit

Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviç, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Përkrahja e plotë i është shprehur nënkryetares së partisë, Maja Vukiçeviç, kryetare e delegacionit malazez në APKE, që të votojë kundër pranimit të të ashtuquajturës Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e partisë të publikuar më 24 mars.

PDP-ja është njëra nga anëtaret e Frontit Demokratik (FD) të shpërbërë prorus dhe proserb dhe përbën shumicën parlamentare në Mal të Zi, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Evropa Tani, e kryeministrit Millojko Spajiq.

Kjo parti, e udhëhequr nga njëri prej liderëve të ish-FD-së, Millan Knezheviç, avokon për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, daljen e Malit të Zi nga NATO-ja dhe heqjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Kur erdhi në pushtet në fund të vitit të kaluar, PDP-ja njoftoi se nuk do t'i ngrinte këto çështje.


Në marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Evropa Tani të kryeministrit Spajiç, palët ndër të tjera u pajtuan që Qeveria të mos merrte vendime që do të vinin në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe detyrimet ndaj NATO-s.

Kosova u njoh në vitin 2008 nga Qeveria e Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviç, e cila në gusht të vitit 2020 humbi zgjedhjet ndaj FD-së proserbe dhe proruse, Demokratëve dhe lëvizjes URA.

Delegacioni i Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbëhet nga gjashtë anëtarë, nga të cilët katër janë anëtarë të Qeverisë dhe dy anëtarë të opozitës.

Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës e dorëzoi në Asamblenë Parlamentare kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë në prill të vitit 2023 dhe kështu nisën zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës.

Pro kërkesës së Kosovës votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi. Për këtë reaguan ashpër një pjesë e partive proserbe në pushtet.

Të pakënaqur me faktin se Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetët e FD-së kërkuan një seancë dëgjimore të kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të atëhershme, Dritan Abazoviç.

Interesi i Malit të Zi për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është në mirë të stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, kishte thënë Abazoviç gjatë seancës së Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi në maj 2023.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Kjo çështje mund të jetë vendimtare për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të atij institucioni, që do të mbahet në prill.

Nëse Kosova merr dritën jeshile në Asamblenë Parlamentare, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës – gjë që Qeveria kosovare pret të ndodhë në maj.

Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës./REL

6 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Tash ai muti Abazović të thotë pse anoi kah kundërshtarët e Kosovës? Këtij muti do t'ia shohin sherrin jo vetëm shqiptarët por edhe malazezët dhe gjithë Europa për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Mali i Zi tash është Kalë Troje në NATO.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti e VV po korr ate qe mbolli ne Malin e Zi

      Politika e Kurtit e ka detyruar Malin e Zi te jete kunder Kosoves. Ta gezoje VV.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        C'lidhje ka politika e Kosoves me Malin e Zi? Mos fol me bythe o koqe kandari. Ben mire te perdoresh trurin, ne se te ka mbetur ndopak tru ne koke. Mali i Zi nuk ka asnje problem te hapur me Kosoven, bile ishte Kosova qe i beri leshime Malit te zi, kur percaktuan kufirin shteteror. Problemi qendron ke keto vicet e Malit te Zi qe i bejne fresk Serbise. Nga ana tjeter, nje shtet mikroskopik si Mali i Zi ka zero potencial te demtoje Kosoven apo ndonje shtet tjeter. Shkurt, nuk ja var kush ketij shteti te krijuar mbi territore shqiptaresh.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkembi

        Ore ai muti qe eshte ne krye te Kosoves, e qe ne cdo veprim te tij ka qene kunder rekomandimeve te Evropes, vertet pret te pranohet ne Kshillin e Evropes???

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saranda

          Abazovicin jo me kot e quajne cetnik. Abazovic nuk befasoi shqiptaret, sepse e dinim qe ishte vazal i Vucicit e Brnabicit. Abazovic nuk eshte me rrenje shqiptare. Se po te ishte shqiptar do te kishte hequr vic-in nga mbiemri i tij. Mali i Zi eshte gjugj shtet qe nuk ka fuqi me i ba sherr Republikes se Kosoves. Ata vetem po tregojn etraditen e tyre antishqiptare ne sherbim te hordhive serbe cetnike.

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...he zot c'na gjeti me debilet...

            Po "Abazi", cfarë mbiemri është o "Sarandiot" prej Presheve? Është puro shqipo apo puro turk?!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje