Ish-luftëtari i UÇK zbulon lojën e ushtrisë serbe në kufi

25 Mars 2024, 12:33Rajoni TEMA
Ish-luftëtari i UÇK zbulon lojën e ushtrisë serbe në

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, foli në lidhje me pretendimet që ushtria e Serbisë i është afruar Kosovës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Goxhaj theksoi se ushtria e Serbisë nuk i është afruar Kosovës, po janë forcat serbe që ruajnë kufirin.

Mes tjerash ai nënvizoi se Albin Kurti nuk duhet të përdorë një retorikë të tillë, pasi Serbia do luajë lojën në mënyrë që të dalë mirë në sy të ndërkombëtarëve dhe NATO-s.

“Duhet të jemi realist në atë që shohim. Nuk kemi një afrim të ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës. 

Janë forcat serbe që janë diku te 4800 forca të vendosura në 48 pika, kontrollojnë  kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është nevoja të bëjmë sikur po bën Albin Kurti. Ata kanë të drejtë të lëvizin forcat e tyre.

Nuk më shqetëson lëvizja e tyre, por retorika nga ana jonë. Kjo do të  përdoret nga ana e Serbisë, si operacione false.

Duke dhënë idenë se Serbia po sulmon Kosovën nesër ata do të organizojnë një njësi ushtarake me uniforma qoftë të UÇK-së që të godasin një njësi të tyre ushtarake dhe më pas të thonë se shqiptarët e goditën Serbinë.

E përdorin këtë retorikë boshe për ta shfrytëzuar në favor të tyre para NATO-s dhe ndërkombëtarëve”-tha ai.

3 Komente

  1. b
    bashkimi per drejtesi

    Zotëri, D. Goxhaj, përgëzoji për komentin me të cilin plotësisht e zhveshës propagandën Kurti që po bënë të mbetet ende në pushtet dhe që u shërbejnë qarqeve kundër kombëtare e shtetërore. Nuk kuptoji pse KM. flakëron kur fletë për luftë me Serbinë kur dihet se ata qe gati dy shekuj kurrë nuk kanë, heq dorë nga qëllimi tyre gjenocidit. Qytetarët e din se KM. është kundër UÇK-s, NATO-s dhe botës demokratike dhe bënë çmos që të njollos ato dhe personalitet e larta të vende mike dhe vendit amë Shqipërisë. Sulmet ndaj NATO-s i bëjnë vetën pro sllavët fashist - ekstremist dhe shqipfolësit e zhgënjyer që humbi Serbia. Kosova DE FAKTO është njohur më 1999 kur Serbia nënshkroi kapitullimin dhe u tërhoq nga territori shqiptareve – Kosova dhe u dënuan një numër kriminel serb dhe Gjykata Ndërkombëtare dha vendimi fuqiplotë. Kosova kurrë nuk ka pas pushte më kundër kombëtar se tash por çdo gjë ka një fund.

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Vrejtje dhe keshille shume e vlefshme nga ana e Z.Goxhaj.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teku

        Goxhaj duket sikur e ka nxjerre rama nga bytha per te thene ndonje idiotesi. Kurti ben mire qe denoncon cdo levizje edhe pse nuk u pelqen sovjetikeve qe lexojne kete gazete

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje