Ilir Meta përshëndet nga qelia zgjedhjet në Kosovë

30 Dhjetor 2025, 08:10Rajoni TEMA
Ilir Meta përshëndet nga qelia zgjedhjet në Kosovë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka përshëndetur zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më 28 dhjetor, duke i cilësuar si triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje.

“Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës.

Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan”, shkruan Meta.

Zgjedhjet në Kosovë ishin një triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje.

Kosova dëshmoi edhe njëherë se organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta është plotësisht i mundur, kur funksionojnë institucionet e pavarura dhe ndarja e pushteteve.

Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës.

Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Urime vëllazërore qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që konfirmuan progresin e pandalshëm demokratik dhe funksionimin e plotë të shtetit!

Urime Kryeministrit, Albin Kurti për suksesin në zgjedhjet parlamentare dhe besimplotë se e gjithë klasa politike do të bashkëpunojë për arritjen sa më parë të objektivave madhore që e afrojnë Kosovën me BE dhe e bëjnë anëtare të NATO-s.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Qelbesirat as ne qeli s'guxojne ta mbyllin Halen. Hall I madh na ka gjet me to.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje