Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, u shpreh se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Duke folur për mediat në Kosovë, diplomati amerikan shtoi se se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja.
Ai ka thënë se politika e SHBA-së është e qartë se dëshiron që secili shtet të jetë në gjendje të marrë vendime vetë për aleancat e organizatat në të cilat do të anëtarësohet.
Më tej, Jeff Hovenier, theksoi se është plotësisht i vetëdijshëm se Kosova ka vendosur dhe dëshiron t’i bashkohet NATO-s.
“Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj…
Kosova përballet me sfidën, që disa shtete të NATO-s nuk e njohin siç e njeh SHBA-ja e partnerët tjerë. Duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO.
Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur”, ka thënë Hovenier, i cili ka shtuar se pret që Kosova një ditë të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
“Dua të kundërshtojë ata që duan të bëjnë krahasime. Ka angazhime të mëdha për të avancuar sigurinë e Kosovës…”, shtoi ai.
I nderuar ambasador ! Keto qe ti thua, Vucuici nuk i di ? Dhe nese vertete nuk i di, qe ai ta marri veshe mire pse nuk ja thoni atij direkte dhe ne sy, qe te kuptoje se me ke ka te beje ne rast te nje aventure te tille. Keshtu si'c ti deklaron, i flet pragut te degjoje dera, duket se Frike nuk ka Vucici qe kercenon, por juve qe fshiheni prapa gaxhoit !
I dashur Jimi. Vazhdo te meresh me Ameriken dhe ambasadorin Amerikan, njelloj si Kurti. Mos u merr as me serbin dhe Vuciqin dhe as me Kurtin dhe Kurtovicin, por merru me Ameriken sepse ashtu ju meson Kurti: Amerika duhet te degjoje Kurtin! Amerika duhet te te degjoje ty or Jimi sepse ti perfaqeson Kurtin. Ujku eshte tek dera, ju keni frike nga "qeni" i shtepise....Idjote te papare!