Pamjet e rënda ku një klient plagos me thikë kuzhinierin shqiptar në Selanik janë publikuar.
Mediat greke kanë bërë publike pamjet, ku duket shqiptari që goditet me thikë në pjesën e barkut në restorant nga një klient pasi nuk i pëlqeu ushqimi i servirur.
Mësohet se fillimisht klienti ka bërë porosinë, më pas ka debatuar me kuzhinierin dhe në fund e ka qëlluar me thikën e kuzhinës.
“Klienti vjen, hyn, e lë motorin para dyqanit. Unë e njoh atë, ai vjen këtu prej pesë vitesh. E kuptova që kishte marrë diçka shumë të rëndë, jo pije alkoolike, ai kishte ikur”, tha kuzhinieri.
“”Dua të ha diçka të lehtë”, më tha duke i hapur sytë. “Shumë bukur” i thashë, “kam supë pule, kam oriz jeshil” dhe ai më tha, “jo jo ashtu, pak mish”. Epo, mungon mishi”, ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja.
Sipas dëshmisë, shqiptari tha se klienti shkonte prej 5 vitesh në restorant. Shqiptari iu nënshtrua më pas një operacioni në spitalin e Selanikut.
Nga ana tjetër, i pandehuri në rrëfimin e tij thotë se nuk e ka idenë se si iu gjet arma në dorë dhe se atë ditë kishte pirë shumë.
Ndërsa avokati i kuzhinierit tha për mediat greke se nëse gruaja nuk do ta qetësonte disi ai do ta godiste kuzhinierin për herë të dytë me thikë.
Gjera qe kane ndodhur gjithmone... dhe ne te ardhmen edhe me keqe do te behet...ndikon dhe koha... njerezit kudo nje pjese kane ikur per leshe .... deri sa te ikin te gjithe per leshe me ato bombat qe kane ndertuar ato te fortet....Por do te kete rindertim edhe njhere si ne jeten e gurit... do te kete vende pune te reja.... Ore dini gje juve komentues se cfare u be me ate qe nxjere koken ne katin e tete dhe pellete si hoxha ne maje te minare ? ose si u be Ai qe te thyhen ne mese ? qe ka fituar rypin e Arte ne peshe ngritje ! Keto jane Tema te nxheta .... ne mungese te Estrades te ndegjojme pake Histori me keta te tjeret se dhe koha kalon me mire....
sa desha me fillu nje kurs guzhine se sidoqofte mendova e kam jeten te siguruar .lexova kete dhe e lashe pergjysem interesimin .qeka me rrezik dhe kjo pune .me mire pa buke dhe gjalle se mes bukes dhe i vrare .