Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar në lidhje me fjalim e presidentit serb Aleksandër Vuçiç të premten, i cili kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja, rikthimin e serbëve në polici dhe largimin e forcave speciale të Kosovës.
Përmes një postim në rrjetin social “X”, Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante”, (gjendjen e mëparshme), nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Ai nënvizon se Vuçiç është në anën e gabuar të historisë dhe se në Kosovë nuk do të ketë cënim të sovranitetit pasi SHBA nuk do ta lejojë.
“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”.
Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan ai.
Ky Torrja duhet te jete me origjine Shqiptare.
Thank you Mr. Torres!
Ha e Lexojne shqipot kete fjalim te zoterise te nderuar se cfare thote : qe Serbia ta haroje ndonje hender ! apo iluzion...Kosoven e clriroje USA dhe Evropa , dhe mbrohet nga USA dhe pike..... tju thiren mendjes atyre Biznesmeneve qe blejne dhe bejne Biznese me Sebine....dhe jua ja forcojne Ekonomine nga Eurote qe blejne shqipot ne Serbi...Me mire me pake humbje dhe te bleni madhrat ne ndonej shtet dashamires te KS se sa me Serbine duke ju forcuar Ekonomine me blerjen e madhrave nga Serbia...

Kuroren e ISCANDERBEG Kemi me ja dhane/ Atij qe bane Shqipnin sa gjithkur ka qane/ Fraza e Esat Pashe Toptanit drejtuar Princ Vidit. Vidi as nuk pati mendje, ma posht se linja Pogradec mbi Vlore. Se dyti Italianet dhe gjermanet, ju perveshen me lufte e bane de fakto, por u rrezuan dhe vet dhe ajo deshtoi. Tani e treta e verteta. Ne u çliruam nga turku me 1912 por nuk u çliruam dot nga greket, bullgaret, serbet e malazezet. Shpresojme qe dikush ta meritoi e japim kuroren e ISCANDERBEG. Kemi dhe shume per te çliruar e ja ngjitur Kosoves nismetare ose ku ka nisur shenja per ta ndihmuar popullin iliro-shqiptar, i tkurrur nga ortodoksizma dhe pansllavizmi. Te bekoft zoti Ritchie Torres bashk me shtetin qe perfaqson.
Ku jeton ky lloj politikani.? Ne USA jo; pasi USA dhe Europa vazhdon ti kundervihen al-kos( albinit), qe shkon kunder politikave te tyre. I shkon ti bej ndonje vend albini, ne kopene e tij, qe vazhdon te ike ne drejtim te paditur.
Nuk pjerthe Amerika As per Albin e as per Vucic. Kosova sa te ekzistojn amerike do jete e pavarur, dhe sikur kosovareve tu ikin mendja e te votojne per bashkim me serbine amerika nuk e lejon gjalle ne bote.