Kosova përmendet 3 herë në deklaratën e G7, ministrat s’e përfillin “Ballkanin e Hapur”

15 Maj 2022, 09:08Rajoni TEMA

Kosova përmendet 3 herë në deklaratën e G7, ministrat

Sot në Gjermani u mblodhën ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.

Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte edhe përmendja e Kosovës për tre herë kur flitet për Ballkanin Perëndimor dhe shpërfillja e idesë së Ballkanit të Hapur, që shtyhet kryesisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Në fokus të deklaratës, ka qenë thirrja drejtuar Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut konstruktiv, që lehtësohet nga BE-ja.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, G7 ka lavdëruar Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për sinkronizimin e plotë me politikat e jashtme të BE-së, në vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.


“Kërkojmë nga Serbia që ta bëjë të njëjtën”, thuhet në deklaratë. /GazetaExpress

8 Komente

  1. B
    Ballkan hapur i njejte si Benelux

    Ballkan hapur eshte nisme e thjeshte nuk ka vende per tu permendur nese nuk pranon ballkan e hapur nuk pranone lirite thenelore baza e demokracise. Mos shikoni tymin qe edhe dhendri Serbise per ballkan i hapur eshte thheshte nje Benelux belgjike nederland luxembourge .. Ndersa krahina e kosoves permendet tre here se eshte krahine multi-etnike pa stabilitet pa ekonomi pa politike eshte nje hapsire tribale e askujte

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo bithe cpuari

      Kosova multietnike....me 5000 turq.e 50 mije serb.....hahahaha a je ne rrregull nga "trute" o kokes o kallamoqe 300...atehere cfare duhet te themi per shume vende te Ballkanit qe jane ne "keq" se Kosova ne kete drejtim....duke filluar nga ajo Bordello jote e dashur Greqia....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shpia e Lyrisë

        Pallkani i Shapur nuk përmendet, sepse është ideuar nga njerëz autokratë dhe me shumë shokë të korruptuar. Kishin në mendje t'i hapnin një derë në Adriatik Rusisë dhe Kinës e kështu të shpëtonin nga zinxhirët e drejtësisë. Republika e Kosovës si republika me demokratike dhe bartëse e vlerave perëndimore, në krahasim me vendet e Gadishullit që nuk bëjnë pjesë në BE, nuk mund të bëhet pjesë e politikës dhe krijesave të Mielloshave. Nëse politikisht shqiptarët nuk mund të bëhemi shpejt pjesë e BE-së, fare mirë shqiptarët mund të gëzojmë të drejtat dhe liritë që gëzojnë norvegjezët në Hapësirën Ekonomike Europiane, pa qenë anëtarë të BE-së. Serbët nëse duan le t'i gëzojnë parimet demokratike të Rusisë. As që dua t'ia di të shkoj në Serbi! Ndoshta trashëgimtarët e PKSH-së kanë mall për gjyshen e partisë së tyre dhe duan të bëjnë vizitë tek dajat dhe kushërinjtë, por shqiptarët katër liritë duan t'i gëzojnë në BE. Ja pse gjysma e popullsisë shqiptare jeton në vende të BE-së. Historitë me Fenelluksa që na përpiqen të na sheshin Mielloshat e Pallkanit të Shapur janë helmuese. https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/country/2021/Kosovo https://www.v-dem.net/democracy_reports.html

        Përgjigjjuni
      2. hosteni

        S'kemi ç'i bëjmë!? Këta lloj gazetarësh kemi të tilla përfundime do të nxjerrin! O trap, ( e meriton), të përmendësh tri herë bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, do të thotë se kjo është shqetësuese për G7-ën, ndërsa mos përmendaja e "Ballkanit të hapur", nuk do të thotë shpërfillje por kjo nuk është aspak shqetësim.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vironi

          Nuk eshte problem Ballkan i hapur problemi qendron te dialogu Serbi Kosove se ajo eshte vater e nxete ku mund te plasi, nqse Rusia fiton ne Ukraine atehere ne Kosove dhe Bosnje situatat behen teper te rezikeshme prandaj i vihet theksi dialogut Serbi Kosove. Ballkani i hapur eshte per tregetine se levizja e lire eshte por paradoksi eshte se Kosova nga ana tregetare eshte teresisht e varur nga Serbia dhe kjo nuk kuptohet se cfar duan. Per keta qe thone nuk e duam ballkanin e hapur mire eshte te mbyllet fare te behet me viza si me pare qe te rrine ne radhe neper ambasada.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirona

            Aty nuk diskutohen gjera qe nuk jane pjese e axhendes se diskutimeve. Ballkani i Hapur eshte bere me bekimin anglo-amerikan. Sigurisht nuk mund te prononcohen kaq shpejt pa pare rezultatet qe ata presin, sepse nese deshton ata nuk duan ta marrin persiper si humbje. Duke pare e duke bere.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elbasani

              kosovokaret turq jane prapambetje turko-osmane dhe kurre nuk kane per tu bere njerez

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tëdhjesnëgojë

                E sigurte qe kosovarit me te vogel ti i arin tek bolet, dhe leshi i bythes se kosovareve eshte me i bardhe se surati jot

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje