DASH i përgjigjet Serbisë: Kosova shtet sovran, i përcakton vetë përparësitë në politikën e jashtme

13 Maj 2022, 17:27Rajoni TEMA

DASH i përgjigjet Serbisë: Kosova shtet sovran, i përcakton

“Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të drejtë të zgjedhin vetë prioritetet e tyre për politikë të jashtme”. Kjo është përgjigja që Departamenti amerikan i Shtetit i jep Zërit të Amerikës në gjuhën serbe lidhur me kërkesën e Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës.


Reagimi i një zëdhënësi të DASH vjen pasi presidenti Alexander Vucic tha se aplikimi i Kosovës në organizmin ndërkombëtar përbën shkelje të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Në shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Në ujdinë e sigluar në prani të atëherë presidentit Donald Trump, Prishtina pajtohet për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, e po ashtu Beogradi ka rënë dakord të pezullojë për të njëjtën periudhë fushatën kundër njohjeve.

Edhe pse afati ka skaduar, Departamenti amerikan i Shtetit ka inkurajuar më herët të dyja palët që të vazhdojnë me respektimin e angazhimeve, për të mundësuar përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Moratoriumi ka pasur synim të rrisë hapësirën për bisedime dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, çka ne besojmë se përbën interes strategjik për të dyja shtetet. Ne vazhdojmë të besojmë se dialogu për normalizim të marrëdhënieve, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, është kyç për të dyja shtetet, në mënyrë që t’i hapin rrugë të ardhmes evropiane. Ne bëjmë thirrje për pjesëmarrje urgjente, fleksibile dhe serioze në këtë proces”, shkruan Departamenti i Shtetit.

2 Komente

  1. Q
    Qazimi

    A e degjon o Kurt kokeshtremberi se si Amerika eshte konsekuente dhe ecen perpara dhe jo si ty qe e ke koken mbrapa dhe shtremberon platformen e bisedimeve… Meso ngadipllomacia dhe mos dil si kerici para gomarit. Gjithe keto evenimente per Kosoven dhe ti ke shkuar ne Amerike si tourist. Asnje lajm ne se je mire me shendet….

    Përgjigjjuni
    1. P
      Progon Pollogu

      Or Qazim Qameti ! Albini është një flori në strategjinë politike, dhe jo vetëm kaq, të USA e të Evropës amerikane. Or gojëpërshesh. Mirë që Tema e ka lëmën e gjerë e havron cdokush.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje