
Ministri i jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka deklaruar se vendi i tij do të vijojë të punojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
“Përmes punës së shërbimeve tona, kemi marrë informacione se të paktën dy shtete të mëdha aktualisht po punojnë në mbështetje logjistike për Prishtinën në fushatën e saj për njohje të reja, dhe unë i dorëzova presidentit Vuçiq nota diplomatike nga katër vende që e tërhoqën njohjen nga Kosova.
Këshilli i Sigurisë autorizoi Vuçiqin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë në momentin kur e sheh të nevojshme. Me këtë gjest duam t’u japim një shans shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të mos nisin procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Selakoviq.
Ministri serb iu drejtua publikut pas një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të kryesuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e thirrur pasi që Kosova më 12 maj aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Lajm i ri ky?