A iu pëlqen vendeve të Ballkanit ideja e Macron për një Europë me dy nivele? - Euronews Albania

12 Maj 2022, 19:47Rajoni TEMA

A iu pëlqen vendeve të Ballkanit ideja e Macron për një

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpalosur idenë e një prej reformimeve më rrënjësore në strukturën e Bashkimit Europian ndër dekada – idenë e vendeve të nivelit dytë jashtë unionit, me të cilat ndan vlerat dhe hapësirën gjeografike.

Ai rekomandoi edhe përfshirjen e Britanisë, si dhe shteteve të tjera që janë prekur apo janë ndjerë të kërcënuara nga pushtimi rus: Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Po për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor? Si i kanë tingëlluar fjalët e Macronit një rajoni që ka përjetuar vonesa të stërzgjatura në rrugëtimin drejt anëtarësimit të tyre në BE?

Shqipëri, ku aplikimi është bërë në vitin 2009, ideja e një Europe me dy nivele është pritur me doza realiste dhe dorëzimi, pas aplikimi për të hyrë në BE ka ngecur si pasojë e rrugëtimit të përbashkët me Maqedoninë e Veriut. Kërkesa e kësaj të fundit është bllokuar disa here nga vendet anëtare, së fundmi edhe Bullgaria.

“Ai [Presidenti Macron] kishte të drejtë edhe pesë vjet më parë, kur foli për një rrugë tjetër drejt integrimit, por pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë”, tha zyra e Kryeministrit të Shqipërisë për Euronews Albania.

“Sidoqoftë, është koha të mendojmë dhe të ecim përpara drejt një komuniteti të ri demokracish europiane, por, thënë këtë, unë nuk jam edhe aq optimist se do të ndodhë diçka në thelb ndryshe nga ajo që sillet rreth të njëjtit gravitet të zakonshëm”.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tabaku, i ka parë komentet e Macronit si një shenjë se Këshilli Europian – i cili përbëhet nga krerët e qeverive apo shteteve të vendeve anëtare dhe udhëzon orientimin e përgjithshëm të unionit – do të vendosë kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në takimin e ardhshëm që do të mbahet këtë qershor.

Tabaku, teksa theksoi rëndësinë e integrimit në BE si një mjet për të siguruar qëndrueshmërinë dhe mirëqenien rajonale, është e mendimit se lufta në Ukrainë vendosi një ‘theks ndryshe mbi Ballkanin Perëndimor’, i cili nxjerr në pah sesa ‘e thjeshtë është të prishësh balanca shumë të rëndësishme’.

Sipas saj, kjo është arsyeja përse Ballkani Perëndimor po kthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Maqedonia e Veriut, e cila aplikoi për anëtarësim në 2004, ka një qëndrim disi më pozitiv. Sipas një zëdhënësi të qeverisë, ideja e Macronit paraqet ‘një mundësi të shkëlqyer për të bërë bashkë shtetet që dështuan, apo nuk kishin dëshirë t’i bashkoheshin unionit, marrë shkas nga situata e re gjeopolitike’.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u tregua më i kujdesshëm. Ai tha se nuk ka biseduar me Macron prej më shumë se një muaji dhe se nuk do të ndërhynte në procese vendimmarrjeje brenda Bashkimit Europian.

“Unë do të doja të dëgjoja planin e tij përfundimtar, në mënyrë që të jap një deklaratë”, tha Vuçiç për mediat në Serbi.

Serbia i ka nisur bisedimet me Brukselin, por ka pak të ngjarë për një përparim të prekshëm drejt anëtarësimit, deri në momentin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Kosovën.

Zyrtarët në Kosovë, vendi i cili ka aktualisht statusin kandidat potencial, nuk kanë komentuar ende mbi idenë e Macronit.

Bosnja dhe Hercegovina ka të njëjtin status me Kosovën. Vendi aplikoj për t’u anëtarësuar në BE në 2016, por sipas një shënimi informues të Parlamentit Europian, ‘paqëndrueshmëritë politike të brendshme dhe mungesa e reformave politike kanë zbehur perspektivën e vendit t për t’u anëtarësuar në BE.’

Mali i Zi ka aplikuar për anëtarësim në BE në 2008, ndërsa negociatat u çelën katër vite më pas.

11 Komente

  1. P
    Pse kush Karin eshte Makron _Padroni Kontinentit !

    budallalek i padegjuar ndonjiher . mirpo c'mundet te presesh nga ishKolonizatoret qe kane shkaterruar Kombet e Botes kudo ishin e vjedhur e plackitur ato ,duke u pasuruar vete . nji ide e tille eshte nji Shkelje e rende e te Drejtes Umane e popujve te ktij Konntinenti . Nqa Franca ka nji nivel ndryshe nga vendet e Ballkanit ,kjo se ben Francen dhe francezet Njerz me te Mire nga Qytetaret e Ballkanit ,perkundrasi ,Kjo eshte nji Fyerje e paprecedente ,nji Politike Ordinere e teper Diskriminuese . Eshte e pafytyre qe sot pas 30-vjetesh Pordhe te dalal nga dera e Klubit te Brukselit , per nji Europe te Bashkiuar , per zhvillime e integrime Europian , Francezi na qit nga xhepi i pasem Pordhen e Radhes ! Kjo eshte thjeshte nji Utopi prej Pordhaci jo Politikani qe rrespekton te drejtat e umane ne kte Kontinent . Makroni vendos Kufij nuk bashkon _ dhe Diskriminon ! Shkofshi ne Djall . Nji goditje me Satan 2 do ju bente mesiguri Njerez te nderuar kanibale . (filloni Orgjite tani me minorene )

    Përgjigjjuni
    1. U
      UNË MENDOJ TË NDJEKIM ME TË VËRTETË NJË KURS TJETË

      NE SITUATEN E PERSERITUR NEGATIVE KUR: 1- NEGOCIATAT E B.E 100% NUK DO TE HAPEN PER SHQIPERINE. 2- KURSI PRINCIPAL I KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE ESHTE 100% OPEN BALLKANOVIÇ. Per qendrimet historike direkte te vertetuara Antishqiptare te disa Shteteve edhe ne B.E, dhe Per interesat gjeopolitike historike, aktuale, pergjithesisht te pandryshueshme te vete B.E, dhe Per parashikimin negativ tashme te perseritur here direkt, here indirekt … pra te mosanetaresimit te Shqiperise ne B.E, Une mendoj qe do te kemi nje te ardhme me te mire si Shqiptar, nje te ardhme me progresive si Shqiptar, nje te ardhme me te shpejte si Shqiptar, nqs ndryshojme me te vertete kurs: Nqs aleati yne strategjik SH.B.A. nuk eshte kunder, te organizojme nje Referendum MbareShqiptar per t’u pranuar shtet anetar te U.S.A. PARASHIKIMI: Shnderrimi i gadishullit mesdhetar Ilirik ne gadishullin oqeanik te Floridas; Shnderrimi i Shqiperise ne nje shtet te bashkepunimit te lire commonwealth me progres si Puerto Rico; shnderrimi i Shqiperise edhe pse larg qendres se Superfuqise se Botes ne “Ishujt Hawai” te Europes. Pas kesaj, te jeni te sigurt se burokracia franceze e tipit Macron, e paraardhesve dhe pasardhesve te tij do te ndryshoje qendrimin historik kunder Shqiptareve, dhe per interesat e tyre gjeopolitike p.sh. Franca … etj. jo vetem do te kerkojne qe te anetaresohemi direkt edhe ne BE, por do na sjellin dhurate edhe nje miniature te Statujes se Lirise ne Ballkan.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ideja duket e mire po ...

        Po sikur te jene kunder kesaj ideje Sali Nongrata dhe Ilir Malimegropa? Po sikur te jene kunder edhe disa Rilindas qe çka mbetur nga Shqiperia po e dorezojne me PPP?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prosperitet Shqiptar

          MENDIM I ZGJUAR. Ne total, Shqiperia e kohes se mbretit Zog, ka patur perfitime dhe zhvillim nga ITALIA. Ne total, Shqiperia e kohes se Enverit, ka patur perfitime dhe zhvillim edhe nga B.S. edhe nga KINA.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hakmarrja për drejtësi

          Francezët historikisht kanë ndjekur politikë koloniale edhe ndaj Shqipërisë!Gjatë luftës së parë botërore , forcat Franceze të vendosura në Korçë për ta mbrojtur nga pushtuesit Grek,. Por bën tradhëtinë më të madhe duke e braktisur qytetin dhe duke i'a ,"shitur"Grekëve, të cilët kryen masakrat më të padëgjuara për të ngjallur panik dhe të pranonin"se ishin Grek" edhe sot nuk janë më miqësor!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hakmarrja për drejtësi

            Francezët historikisht kanë ndjekur politikë koloniale edhe ndaj Shqipërisë!Gjatë luftës së parë botërore , forcat Franceze të vendosura në Korçë për ta mbrojtur nga pushtuesit Grek,. Por bën tradhëtinë më të madhe duke e braktisur qytetin dhe duke i'a ,"shitur"Grekëve, të cilët kryen masakrat më të padëgjuara për të ngjallur panik dhe të pranonin"se ishin Grek" edhe sot nuk janë më miqësor!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jimi

              Bojkotojeni kete Europe kurve, qe kerkon te tallet me kete popull !

              Përgjigjjuni
              1. r
                ronny

                E lagu se lagu..jo Makroni jo xhitoni.....pyetja eshte ....kur shohim future tone ne pasqyre..si ballkanas a vertete mendojme qe meritojme me shume apo jo? Nese po atehere f***k Makroni...nese Jo atehere cfare faji na ka Makroni......qe gjysma a me shume e njerezve ne ballkan mendojme si ne Afghanistan....futja kujt tja futesh....mashtro ke te mundesh...shiko tallava gjithe dite etj etj ...Flerat e nje kombi rriten kur Mendon e vepron si nje komunitet dhe jo si grupe banditesh politik APo garipash te fortesh we shohin vetem deri tek pragu I deres se vet....se cfare ndodh me tej as e cajne koken fare. Eshte ky mentalitet qe nese e ke pozitiv te afron ne komunitetin European dhe nese se ke..atehere cfare pret nga te tjeret....hajd shnet!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FONDE EUROPIANE

                  Ballkaniket Greke tallava ishin dhe jane, por per Interesa Gjeopolitike Bashkimi Europian e ka pranuar qe me 1 janar 1981, pra me shume se 41 vjet vend anetar i BE.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  BE mbi te gjitha ka qene dhe eshte Organizim Gjeop

                  ASKUJT NUK I PELQEN TA ÇOJNE DHE TA TRAJTOJNE NE KATEGORINE E DYTE.

                  Përgjigjjuni
                  1. 3
                    300evro

                    Kendej duan ne Europe, andej jane bere turko-arab alvanosat hahaha ASNJEHERE nuk do ja shihni syte BE-se o korrake orientalist greko-turk

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje